Mancini i kthen përgjigje Unitedit për interesimin

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Nëntor, 2021 20:35

Mancini i kthen përgjigje Unitedit për interesimin

Drejtuesit e Manchester United janë duke zhvilluar së fundmi negociata me shumë trajnerë për të zëvendësuar të shkarkuarin Ole Gunnar Solskjaer.

Një ndër emrat që kanë kontaktuar Djajtë e Kuq ka qenë edhe trajneri i kombëtares, Roberto Mancini.

Mirëpo, ky i fundit ka qenë i prerë në përgjigjen e tij duke theksuar se dëshiron të qëndrojë i përqëndruar te azurrët të cilët në mars do të luajnë edhe Play-Off për Katar 2022.

Kujtojmë se Mancini ka qenë më parë pjesë e Premier League teksa ka trajnuar Manchester City, madje me sukses sepse ia ka dalë të fitojë titullin kampion.

Në këtë formë, United e ka menduar si teknikun e duhur për t’i rikthyer te suksesi, megjithatë italiani ka synim vetëm kombëtaren. 

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Nëntor, 2021 20:35