Manifesim në Gostivar ms rastin e Israsë dhe Mi’raxhit

Redaksia
By Redaksia 3 Prill, 2019 14:56

Manifesim në Gostivar ms rastin e Israsë dhe Mi’raxhit

Me rastin e Israsë dhe Mi’raxhit, Muftinia e BFI-Gostivar, organizoi manifestim qendror në Xhaminë e Sahatit me një program të begatë me lexim Kur’ani, ilahije dhe mevlud nga kori i Muftinisë së BFI – Gostivar. Me këtë rast, Muftiu Hfz. Shaqir ef. Fetahu mbajti fjalë rasti në Xhaminë e Sahatit ku para besimtarëve sqaroi porositë aktuale që i sjell Israja dhe Miraxhi në kohën postmoderne edhe atë: adhurimi i Zotit ashtu siç Ai e meriton, arsimimi dhe dituria profesionale nga gjeneratat e ndryshme, ngritja e vetëdijes së lartë nga shtresat njerëzore. Nën udhëheqjen e referentit H. Sabahudin ef. Zendeli, ky program në numër të jashtëzakonshëm të prezencës së xhematit dhe zyrtarëve të lartë nga vendi, kaloi në harmoni të plotë, duke përcjellë porosinë e kësaj nate se “Namazi është Mi’raxhi i besimtarit”. Flaka

 

Redaksia
By Redaksia 3 Prill, 2019 14:56