Maqedonasit me pasaporta bullgare do të mund të votojnë të dielën në Bullgari

Miqësia Maqedono-Bullgare mohoi në një deklaratë informacionin e rremë se shtetasit Maqedonas që gjithashtu kanë shtetësi Bullgare nuk do të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Bullgari që do të mbahen në 4 Prill (E Diel) 2021, përcjell FLAKA.
Në qendrat e votimit të hapura në territorin e R. Maqedonia në Ambasadën e R. Bullgaria në Shkup, Konsullata e Përgjithshme në Manastir dhe në qytetet e Shtipit, Ohrit dhe Strumicës do të jenë në gjendje të votojnë të gjithë shtetasit bullgarë që dëshirojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.
“Theksojmë se nuk ka ndalim të votimit të shtetasve maqedonas me shtetësi bullgare. Thashethemet se vetëm ata që janë regjistruar elektronikisht në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Bullgarisë do të jenë në gjendje të votojnë janë gënjeshtra famëkeqe. Të gjithë kanë të drejtë të votojnë, dhe nëse nuk janë regjistruar në ndonjë prej vendvotimeve, ata do të jenë në gjendje të votojnë pasi të plotësojnë një deklaratë aty për aty se nuk kanë votuar diku tjetër. Këto janë rregullat e KQZ, të cilat janë në përputhje të plotë me ligjin zgjedhor bullgar dhe nuk ka ndryshime, shtesa ose kufizim”, thuhet në deklaratë. FLAKA