Nëse gjeneratat e para të Katedrës të Gjuhës Maqedonase në Fakultetin Filologjik të Universitetit Shtetëror në Tetovë numëronin rreth 40 studentë, tani mezi ka dhjetë studentë, përcjell FLAKA.
Profesoresha Marina Spasovska thotë se nëse merret parasysh emigrimi dhe numri i ulët i nxënësve të shkollave të mesme, atëherë këto shifra nuk janë aq befasuese, sepse numri i përgjithshëm i nxënësve të regjistruar është zvogëluar në nivel vendi, por një arsye shtesë për interesimin e ulët, në këtë program studimi është problemi me punësimin.
“Maturantët tanë kanë mundësi të punësohen si mësimdhënës dhe profesorë në shkollat fillore dhe të mesme, por fakt është se nuk ka vende pune. Në pritje të një pozicioni të lirë pasi një mësues ose profesor të dalë në pension. Megjithatë, nuk e di se sa të informuar janë të gjithë studentët e ardhshëm, të cilët ende hezitojnë se ku të regjistrohen, se me studimet tona, gjegjësisht me marrjen e titullit profesor i diplomuar në gjuhë dhe letërsi maqedonase, do të mund të marrin një punë përveç asistentëve dhe profesorëve dhe ligjëruesve”, tha Marina Spasovska, profesoreshë në Fakultetin Filologjik në Universitetin e Tetovës.
Spasovska thotë se gjërat do të përmirësohen kur të hyjë në fuqi Propozim-ligji i ri për përdorimin e gjuhës maqedonase, i cili ndër të tjera parasheh punësimin e ligjëruesve në të gjitha institucionet.
“Mes tjerash bursa të detyrueshme për studimet në maqedonase dhe jo vetëm në ciklin e parë, të dytë dhe të tretë. Gjithashtu parasheh angazhimin dhe punësimin e obligueshëm të ligjëruesve në të gjitha institucionet, mediat, institucionet private, parasheh një organ, një inspektorat që do të bëjë mbikëqyrjen në terren dhe trajnimin e mësimdhënësve dhe profesorëve në gjuhën maqedonase, trajnime plotësuese”, shton Spasovska.
Interesimi për studimet e “Gjuhës maqedonase” dhe “Letërsisë maqedonase dhe letërsisë sllave të jugut” nuk është në nivel të kënaqshëm as në Fakultetin Filologjik të UKIM.
Vitin e kaluar në afatin e parë të regjistrimit janë regjistruar 16 studentë ndërsa kishte ka 190 vende të lira. FLAKA