Maqedoni, 1 në 10 të testuarit dolën me CoVid-19

Maqedoni, 1 në 10 të testuarit dolën me CoVid-19

Çdo i 10-ti qytetarë i testuar për Koronavirusin ka rezultuar pozitiv me CoVid-19 në nivel vendi.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë deri në mesditën e 2 Prillit, në Maqedoninë e Veriut të infektuar janë gjithësej 384 pacientë, ndërsa janë bërë 4117 teste. Ministri Venko Filipçe tha se në vendin tonë janë bërë më së shumti teste se në gjithë rajonin sa i përket proporcionit për 1 milion banorë. Sipas tij, vetëm Sllovenia është para nesh në këtë drejtim, kurse në nivel botëror RMV radhitet në listën e 30 shteteve, të cilat kanë shtuar dinamikën e testimit për detektimin e Koronavirusit.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 2 Prill, 2020 23:21

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.