Maqedoni: 46 përqind e popullatës mbi 18 vjeç janë vaksinuar

Linda Limani
Publikuar nga Linda Limani 1 Nëntor, 2021 13:47

Maqedoni: 46 përqind e popullatës mbi 18 vjeç janë vaksinuar

Ministria e Shëndetësisë informon se të premten dhe të shtunën janë aplikuar gjithsej 5556 doza të vaksinës, nga të cilat 950 janë aplikuar si dozë e parë, 1124 si dozë e dytë, kurse 3482 qytetarë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës.

Deri më 31 tetor janë vaksinuar gjithsej 805.008 qytetarë, prej tyre me dy doza janë 775.825, ndërsa dozën e tretë e kanë marrë 30.852 qytetarë.

“54% e qytetarëve mbi 40 vjeç janë vaksinuar dhe 33% e popullsisë së moshës 18 deri në 39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. Mbulimi me vaksinim me një dozë vaksine është 57% e popullsisë së rritur dhe me dy doza mbulon 46% të qytetarëve mbi 18 vjeç”.

“Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 38% e të gjithë popullsisë në vendin tonë është e vaksinuar dhe 35% e popullsisë në vend ka marrë dy doza vaksine”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë./Telegrafi/

Linda Limani
Publikuar nga Linda Limani 1 Nëntor, 2021 13:47

27
Nën
Shkoi për gjueti me shokë, por mbeti i plagosur në rrethana ende të pazbardhura, në...
27
Nën
Sot tifogrupi Ballistët i bëjnë 30 vite. Në këtë 30 vjetor ata kanë festuar si...
27
Nën
Nën patronatin e Ali Ahmetit – Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, nesër me fillim...
27
Nën
Në mbledhjen e përbashkët mes Kuvendeve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, gjatë...