Maqedoni, 809 vepra “dhunë në familje” brenda nëntë muajve

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 28 Nëntor, 2022 20:04

Maqedoni, 809 vepra “dhunë në familje” brenda nëntë muajve

T&S

“Janë arritur rezultate të mira në sanksionimin e dhunës ndaj grave, por kemi ende shumë për të bërë në parandalimin e saj”.

Këtë e theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, me rastin e 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore. Ai sot foli në forumin “Qasja multisektoriale për mbrojtje efektive të grave dhe vajzave të ekspozuara ndaj dhunës”, organizuar nga Sindikata e Policisë së Maqedonisë dhe organizata joqeveritare EHO.

“Nëse i referohemi statistikave të policisë, duket qartë se problemi është ende aktual: vetëm në periudhën nga janari deri në fund të shtatorit të këtij viti, në nivel shtetëror janë regjistruar 809 vepra në fushën e dhunës në familje, për të cilat 836 ishin persona të kallëzuar penalisht, ndërsa nga 863 viktima të regjistruara – 669 janë gra, gjegjësisht, kryesisht bashkëshorte, nëna, vajza”.

“Këtyre treguesve për të njëjtën periudhë duhet t’i shtohen edhe 290 vepra të konstatuara dhe sanksionuara dhe 3131 parashtresa ndaj familjarëve, ku 68 për qind e viktimave të keqtrajtimit mendor, fizik apo ekonomik janë gra”, theksoi Spasovski duke iu referuar statistikave zyrtare të policisë.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 28 Nëntor, 2022 20:04