Maqedoni, shifra pozitive sa i përket virusit korona

Desk
By Desk April 23, 2020 15:17

Maqedoni, shifra pozitive sa i përket virusit korona

Sot është një nga ditët e rralla që nga fillimi i pandemisë me virusin korona që në vendin tonë nuk është regjistruar asnjë viktimë gjatë harkut kohor prej 24 orësh.

Nga dikasteri i Shëndetësisë njoftuan edhe për 29 pacient të shëruar, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 301. Katër prej të cilëve kanë qenë të shtrirë në spital, ndërsa 25 kuroheshin në kushte shtëpiake. Shifrat e ditëve të fundit kanë bërë që përqindja e të shëruarve të jetë disa herë më e lartë se përqindja e personave që kanë ndërruar jetë, konkretisht 23.15% kundrejt 4.31%.

Nga  649 teste të bëra, 41 kanë rezultuar pozitivë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në vendin tonë në 1300. Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja është si vijon: 17 në Shkup, 11 në Kumanovë, 5 në Prilep, 3 në Tetovë, dhe nga një në Kavadarc, Kriva Pallankë, Negotinë, Kërçovë dhe Gostivar.

Në karantinë shtetërore mbeten edhe 1653 persona, pasi 234 sot lëshohen në shtëpi, ndërsa 20 të tjerë janë pranuar. Që nga fillimi i krizës si pasojë e Covid-19, me vendim të Inspektoratit Shtetëror në izolim janë futur gjithsej 4.288 persona. Gjithashtu vërehet rënie e numrit të qytetarëve që janë në vet izolim. Që nga fillimi i krizës për shkak të shëndetit publik, 8.850 qytetarë kanë nënshkruar deklaratë për vet izolim, prej të cilëve 6,591 tashmë janë liruar, kurse 2,259 persona mbeten në vet izolim.

Desk
By Desk April 23, 2020 15:17