Maqedonia dhe Bullgaria së bashku do ti festojnë Klimentin dhe Samuilin, për Dellçevin pritet marrëveshje

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka July 9, 2019 21:33

Maqedonia dhe Bullgaria së bashku do ti festojnë Klimentin dhe Samuilin, për Dellçevin pritet marrëveshje

Qeveria sot miratoi informata mbi mbledhjen e parë të Komisionit Ndërqeveritar për Çështjet Historike dhe Edukative me Bullgarinë, i cili parashikon festimin e përbashkët të Shën Cirili dhe Metodi, Sën Klementi, Shën Naum dhe mbreti Samuil, përcjell FLAKA.

“Me çdo festim zyrtar të këtyre personaliteteve, e vërteta historike për historinë tonë të përbashkët duhet të shënohet qartë. Parimet dhe vëzhgimet e përbashkëta për përmbajtjen e teksteve shkollore për klasën e pestë në Republikën e Bullgarisë dhe për klasën e gjashtë në Republikën e Maqedonisë së Veriut (Parahistoria dhe Historia e Lashtë) pranohen. Mbështetet propozimi i Komisionit për rishikimin e materialit mësimor në librat shkollorë për klasën e gjashtë në Republikën e Bullgarisë dhe klasën e 7-të në Republikën e Maqedonisë së Veriut deri në fund të vitit 2019”, tha qeveria.

Komisioni i përbashkët shumëdisiplinor i ekspertëve është i vendosur të shpejtojë aktivitetin e tij në tema të rëndësishme nga historia jonë e përbashkët (Goce Dellçev, kryengritja Ilinden dhe të tjerët) dhe të përpiqet të arrijë rezultate reale deri në fund të vitit 2019 sa i përket përmbajtjes e teksteve shkollore, thuhet në njoftim. FLAKA

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka July 9, 2019 21:33