Maqedonia do të humbasë edhe 200 mijë banorë në 20 vitet e ardhshme?

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Gusht, 2022 21:25

Maqedonia do të humbasë edhe 200 mijë banorë në 20 vitet e ardhshme?

Ne jemi një komb që po vdes. Kështu komentojnë sociologët projeksionet e Kombeve të Bashkuara dhe Bankës Botërore, të cilat parashikojnë se deri në vitin 2050 vendi do të humbasë gati 11 për qind të numrit aktual të banorëve. Shkak për një parashikim kaq të errët demografik është lindshmëria e ulët, por edhe emigracioni i popullsisë së re. Profesor Minoski thotë se të rinjtë largohen kryesisht për arsye ekonomike, por edhe për shkak të ndjenjës së pasigurisë dhe zhgënjimit në shoqërinë e vendit, e cila ka kohë që nuk funksionon, përcjell FLAKA.

Reformat që i avokon qeveria janë vetëm deklarative dhe jo thelbësore, thotë Minoski. Dështon në çdo hap, sepse nuk ka një analizë të mirëfilltë shkencore dhe eksperte të asaj që na ka ndodhur vitet e fundit në çdo sektor.

Sipas sociologut, marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë kanë tronditur më tej shoqërinë dhe identitetin, duke nxitur atmosferën se gjërat po ndryshojnë për keq.

Dhe regjistrimi i fundit tregoi se në 20 vitet e fundit, Maqedonia humbi më shumë se 200,000 banorë. FLAKA

BURIMI: TV SITEL

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Gusht, 2022 21:25