Maqedonia do të ketë qasje në Fondin e Solidaritetit të BE-së me vlerë 800 milion euro

Desk
By Desk May 12, 2020 22:27

Maqedonia do të ketë qasje në Fondin e Solidaritetit të BE-së me vlerë 800 milion euro

Në seancën e sotme, Qeveria miratoi mundësinë e përdorimit të Fondit të Solidaritetit të Bashkimit Evropian (FSEU) për t’u marrë me ndikimin financiar të KOVID-19, përcjell FLAKA.

“Në prill të këtij viti, si pjesë e nismës për reagimin e investimeve për Coronavirusin, BE zgjeroi fushën e FSEU dhe tani përfshin fonde për aktivitete që lidhen me situata të rënda emergjente që lidhen me KOVID-19, dhe siguroi mbështetje financiare prej rreth 800 milion euro për vendet më të prekura, gjë që do të lehtësonte barrën e masave emergjente”, tha qeveria.

Vendet anëtare të BE-së, si dhe vendet kandidate për anëtarësim në BE, kanë qasje në fond, thuhet në deklaratë.

Qeveria informon se në seancën e sotme u miratua informacioni për fillimin e programimit të Instrumentit për Ndihmë Para-Anëtarësimit IPA III për periudhën 2021-2027.

Qeveria udhëzoi ministritë që të përgatisin përgjigjen strategjike, organizimin e takimeve të grupeve të punës sektoriale, si dhe përgatitjen e Veprimit për 2021 dhe 2022 dhe Programin e Veprimit brenda IPA III. FLAKA

Desk
By Desk May 12, 2020 22:27