Maqedonia do të përgatisë rregullativë ligjore për tërheqjen e biznes engjëjve

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 30 Gusht, 2018 19:45

Maqedonia do të përgatisë rregullativë ligjore për tërheqjen e biznes engjëjve

Maqedonia nuk ka rregullativë ligjore e cila i inkurajon “biznes engjëjt” që të investojnë, e as i pengon. Për këtë duhet të përgatitet rregullativë adekuate e cila do t’i inkurajojë që të investojnë në kompanitë start ap dhe t’i mbështesin sipërmarrësit e rinj të cilët kanë ide të mira, por nuk kanë mundësi që të arrijnë deri në kapital që t’i realizojnë.

Kjo është një nga porositë më të rëndësishme të Forumit për afirmimin e nevojës nga rregullimi institucional i financimit përmes modelit “Biznes engjëjt” që sot u mbajt në Odën Ekonomike të Maqedonisë.

Ministri përgjegjës për rregullativë për përmirësimin e klimës së investimeve për ndërmarrjet e vendit, Zoran Shapuriq paralajmëroi se në vend do të formohet Grup i punës i cili do të jetë i angazhuar për përgatitjen e rregullativës së nevojshme për biznes engjëjt.

Ai theksoi se të gjitha aktivitetet e tij në lidhje me investimin Qeveria i bën në bashkëpunim me sektorin e biznesit. Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev porositi se Qeveria është e drejtuar veçanërisht në mbështetje të të gjitha iniciativave në ekonomi, veçanërisht ndaj sipërmarrësisë.

Në kohën e sotme, theksoi, është kryesore ideja, ndërsa kapitalin e kanë bankat të cilat duhet të jenë konservative. Kryetari i ASHAM-it, Taki Fiti theksoi se investimi përmes biznes engjëjve te ne nuk është zhvilluar aspak edhe pse, siç tha, ka përparësi të mëdha për financimin e bizneseve të vogla dhe start apeve, por edhe për kompanitë e  mëdha. Sipas tij, është e nevojshme që të edukohet opinioni për biznes engjëjt dhe menaxhimi me kapital të rrezikuar.

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski, theksoi se të gjitha kompanitë në vend duhet të kenë trajtim të njëjtë dhe shtoi se kompanitë e vogla kanë qasje më të rëndë deri te mjetet financiare. Theksoi se duhet të punohet në zhvillimin e biznes engjëjve, startapët dhe kompanitë e vogla dhe të rrumbullakohet procesi për shkak të dizersfikimit  të rrezikut dhe për shkak të trendeve të cilat mbisundojnë në botë.

Kryetari i Forumit botëror investues të biznes engjëjve, Altuntash theksoi se sot kishte bisedë të frytshme me kryeministrin Zoran Zaev dhe shtoi se ai kishte pranuar të ketë fjalim në kongresin e tyre që do të mbahet në Stamboll.

Ai theksoi se qeveria e Maqedonisë bëri hap shumë të rëndësishëm inovativ me vendimin që t’i mbështesë “mbështetësit e ndërmarrësve” të cilët, siç potencon, gjegjësisht janë biznes engjëjt të cilët ofrojnë më shumë financa. Madje 96 për qind e biznesit botëror është rezultat i sjelljes sipërmarrëse, ndërsa 90 për qind e investimeve në fazën e hershme me kapital të rrezikuar realizohen përmes biznes engjëjve.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 30 Gusht, 2018 19:45