Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Maqedonia e para për vdekjen e pacientëve me COVID, e fundit për vaksinat

Maqedonia e para për vdekjen e pacientëve me COVID, e fundit për vaksinat

Redaksia

Maqedonia është shteti i fundit në Evropë për sigurimin e vaksinave anti kovid. Harta e “Our World in data” duke u bazuar në të dhënat zyrtare të OBSH, tregon se shteti aktualisht ka administruar vetëm 0,25% të vaksinave, ose thënë ndryshe ka dhënë vetëm një çerek vaksine në çdo 100 banorë.

Dozat e vaksinave COVID-19 të administruara për 100 persona

“Numri total i dozave të vaksinimit nga 13 dhjetori deri 30 mars të administruara për 100 persona për një dozë renditin Maqedoninë e Veriut në fund të listës ku para saj janë Moldavia, Mali Zi dhe Shqipëria”

80% të vaksinave në nivel global i kanë blerë 10 shtetet më të mëdha. Por, vendi ynë renditet në një listë tjetër të 10-shes evropiane, atë për vdekshmëri nga koronavirusi. Në këtë bazë të të dhënave Maqedonia e Veriut renditet të Top-10 shtetet e Evropës për vdekshmëri në milion banorë.

Vdekshmëria nga COVID-19 për 1 milion banorë

“Maqedonia e Veriut ka arritur në kuotën e 1,799 viktimave në një milion banor, duke u renditur e 10-ta pas Italisë, Britanisë së Madhe dhe të tjera. Në 7 ditët e fundit ka pasur 221 raste të vdekjeve në RMV”

Edhe nga pikëpamja e brendshme shifrat e autoriteteve shëndetësore tregojnë se kurba e valës së tretë ka arritur në rrafshnaltë, e cila pritet të zgjasë edhe javën e ardhshme. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se situata është nën kontroll përderisa ka kapacitete të lira spitalore.

Ministria e Shëndetësisë

“Në 24 orët e fundit në kovid qendrat e Shkupit janë hospitalizuar 77 pacientë të tjerë, për shkak të komplikimeve nga virusi korona. Në gjitha spitalet e vendit aktualisht në kurim spitalor janë 1,581 pacientë, ndërsa rreth 260 shtretër janë të lirë”

Nga ana tjetër vendi ka bërë 295 teste në 1 mijë banorë, me ç’ rast pozitiv kanë dal 20,7% e të testuarve. Prej mbi 620 mijë testimeve mbi 128 mijë janë diagnostikuar të infektuar, e mbi 106 mijë të shëruar. Shqetësuese janë edhe rastet aktive. Nga 18 mijë sa janë aktualisht, gjysma e tyre janë vetëm në kryeqytet. Mbi 1 mijë raste aktive ka edhe në Prilep, kurse qytetet tjera më të mëdha kanë ndërmjet 500-800 të infektuar aktualisht./Alsat

Continue Reading

Previous: Regjistrohen 32 viktima dhe 1.511 raste të reja me Covid-19
Next: “Vaksinimi”, punonjësit turistik nuk do të vendosen në listat e prioriteteve

Të ngjashme

Sasha-Bogdanoviq-780x439 Bogdanoviq: Nuk shkela protokollet me praninë time në hotel

Bogdanoviq: Nuk shkela protokollet me praninë time në hotel

Redaksia
milevski1-750x430 Milevski: Nevojiten masa urgjente për prerjen e paligjshme të pyjeve

Milevski: Nevojiten masa urgjente për prerjen e paligjshme të pyjeve

Redaksia
1111REDAKT....Indeksi-i-investimeve-1-750x430 11 vende më poshtë në renditjen e investimeve të huaja

11 vende më poshtë në renditjen e investimeve të huaja

Redaksia

TË FUNDIT

Screenshot_20210422-230634_Instagram Edi Rama: Nëse në 25 prill nuk marr një fitore të qartë, largohem nga Partia Socialiste

Edi Rama: Nëse në 25 prill nuk marr një fitore të qartë, largohem nga Partia Socialiste

40d4db81-0993-4c7d-bc67-f709a019fc10 “Asnjë tolerim kush prek votën”/ Basha: Mbështes fort deklaratat e ambasadores Kim

“Asnjë tolerim kush prek votën”/ Basha: Mbështes fort deklaratat e ambasadores Kim

Agnelli-dhe-Perez-780x470 UEFA përjashton Realin dhe Juventusin nga Liga e Kampionëve?!

UEFA përjashton Realin dhe Juventusin nga Liga e Kampionëve?!

EzmyxKfWUAgRlIV Messi shkëlqen me dy gola, Barcelona triumfon ndaj Getafes

Messi shkëlqen me dy gola, Barcelona triumfon ndaj Getafes

2 Adnan Januzaj siguron 3 pikë të mëdha për Sosiedatin

Adnan Januzaj siguron 3 pikë të mëdha për Sosiedatin


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016. 

Ne punojmë sipas udhëzimeve për raportim etik të mediave online.

Flaka Media Group – FGM  menaxhon me Flaka, Lobi dhe Gostivari Sot

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36 | +389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.