Maqedonia e Veriut Voton, hapen kutitë e votimit

Desk
By Desk 21 Prill, 2019 07:18

Maqedonia e Veriut Voton, hapen kutitë e votimit

Ka filluar procesi i votimeve për zgjedhjet presidenciale me hapjen e kutive të votimit në orën 7:00 të mëngjesit, ndërsa procesi do të zgjasë deri në orën 19:00.

Votimi sot realizohet në 3.480 vendvotime në Republikë, ndërsa dje është mbajtur në 32 jashtë vendit.

Në zgjedhjet e gjashta presidenciale mund të votojnë 1.808.131 qytetarë të regjistruar në listën zgjedhore. 1.726.795 votues janë të regjistruar në ekstraktet nga lista zgjedhore.

Desk
By Desk 21 Prill, 2019 07:18