Maqedonia e Verriut, Mali i Zi dhe Shqipëria i kanë vendosur sanksione Bjellorusisë

Pesë vende evropiane janë bashkuar me sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Bjellorusisë, ka njoftuar Këshilli i BE, përcjell FLAKA.
“Vendet kandidate: Republika e Maqedonisë së Veriut, Mali i Zi dhe Shqipëria, si dhe Islanda dhe Norvegjia, të cilat janë pjesë e Zonës Ekonomike Evropiane, bashkohen me këtë vendim të Këshillit (mbi sanksionet)”, thot deklarata.
Vihet re gjithashtu se pas këtij hapi, këto vende do të zbatojnë politikat e tyre kombëtare në përputhje me vendimin e Këshillit të BE-së.
Bashkimi Evropian atëherë mirëpriti pranimin e pesë vendeve në paketën e tretë të sanksioneve kundër Bjellorusisë, e cila hyri në fuqi në 17 dhjetor të vitit të kaluar.
Më herët, Bashkimi Evropian publikoi disa lista të sanksioneve kundër Bjellorusisë: më 2 tetor, 6 nëntor dhe 17 dhjetor. Presidenti Aleksandër Lukashenko është në listën e zezë në paketën e dytë. FLAKA