Maqedonia fiton 250 milion euro mbështetje nga BERZH

Desk
By Desk April 22, 2020 21:55

Maqedonia fiton 250 milion euro mbështetje nga BERZH

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të mbështesë Maqedoninë me 250 milion euro për të trajtuar efektet e virusit korona. Sipas qeverisë, kjo paketë ka për qëllim të mbështesë sektorin financiar dhe sektorin e energjisë, për ndërmarrjet e vogla, të mesme dhe të mëdha, dhe një pjesë e mbështetjes ka për qëllim projektet e infrastrukturës, përcjell FLAKA.

Qeveria informoi se Kryeministri Oliver Spasovski, së bashku me Ministren e Financave Nina Angellovska dhe Ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, zhvilluan një video takim me Presidentin e BERZH-së Suma Chakrabarti dhe bashkëpunëtorët e tij për situatën dhe pasojat e pandemisë së koronavirusit. Për më tepër, Chakrabarti shprehu kënaqësi për autoritetet në vend se si janë ballafaquar me pandeminë.

“Chakrabarti dërgoi urime të sinqerta për anëtarësimin e vendit tonë në NATO dhe fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Ai theksoi se BERZH mbetet e përkushtuar për të mbështetur Maqedoninë e Veriut në procesin e bisedimeve me BE dhe se një memorandum bashkëpunimi në këtë fushë do të nënshkruhet sa më shpejt”, thuhet në kutesë të qeverisë. FLAKA

Desk
By Desk April 22, 2020 21:55