Maqedonia me 29.8 armë zjarri në 100 banorë

Desk
By Desk October 24, 2020 20:46

Maqedonia me 29.8 armë zjarri në 100 banorë

Nga 857 milion armë zjarri në duart e civilëve, 393 milion janë në Shtetet e Bashkuara, më shumë se numri i përgjithshëm i armëve të zjarrit në 25 vendet e para në listë, sipas Al Jazeera, përcjell FLAKA.

Ekziston një ndryshim i madh në armatime në të gjithë botën. Numri më i madh i armëve është në Shtetet e Bashkuara të përmendura tashmë, 121 për 100 banorë, 53 në Jemen, ndërsa qytetarët e Serbi-Malit të Zi posedojnë 39 armë zjarri për 100 banorë.

Nga ana tjetër, në vende si Japonia dhe Indonezia ka më pak se një armë zjarri për 100 banorë.

Popullsia e rajonit është ndër më të armatosurit në botë. Pas Serbisë dhe Malit të Zi janë Bosnja dhe Hercegovina me 31.2 armë për 100 banorë dhe Maqedonia është në vendin e katërt me 29.8. Maqedonia renditet e 13-ta në botë, pas Shteteve të Bashkuara, Jemenit, Serbisë, Malit të Zi, Kanadasë, Uruguajit, Qipros, Finlandës, Libanit, Islandës, BeH dhe Austrisë. FLAKA

Desk
By Desk October 24, 2020 20:46