Maqedonia me rënien më të madhe të investimeve Greenfield në rajon. Pandemia dekurajoi investitorët që të investonin në vend. Vitin e kaluar vetëm 62 dollarë për kokë banori kanë hyrë në investime të huaja direkte në Maqedoni, sipas analizës së Finance Think. Ndryshe nga periudha e paspandemisë, para krizës, pra në periudhën 2003-2007, vendi kishte pothuajse 450 dollarë për frymë, nga viti 2010 deri në 2019 mbi 260 dollarë për frymë, përcjell FLAKA.
Ekspertët thonë se çelësi për periudhën e ardhshme në strategjinë për tërheqjen e investimeve është që të bëhet prioritet tërheqja e investimeve që do të kenë vlerë të shtuar më të madhe.
Përpara pandemisë, Maqedonia, së bashku me Shqipërinë dhe Malin e Zi, ishin lider në tërheqjen e investimeve. Mali i Zi mbeti lider dhe Serbia e përdori krizën për të drejtuar investimet në territorin e saj. FLAKA