Maqedonia merr masa për të frenuar emigrantët

Desk
By Desk 7 Prill, 2019 13:41

Maqedonia merr masa për të frenuar emigrantët

Zëvendëskryeministrja dhe Ministre mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut Radmilla Shekerinskaka lajmëruar përforcimin me forca ushtarake të kufirit me Greqinë për shkak të fluksit të ri të refugjatëve nga shteti fqinj. “Jemi të përgatitur të përballemiedhe me rritje të presionit”, deklaroi Shekerinska gjatë një aktiviteti për NATO-n me të rinjtë në Shkup.

“Gjatë ditës së djeshme u konsultuam edhe me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe jemi të gatshëm të përballemi me rritjen e presionit në kufi. Është me rëndësi të jemi vigjilentë deklaroi Shekerinska. Parlamenti ka marrë vendim që në gjendje urgjente krize të kemi në kufi forca ushtarake, madje edhe në periudha kur dukej se rreziku kishte kaluar. Rreziku i shpërthimit të një krize të re refugjatësh në kufirin me Greqinë mund të krijohet përmes natës”, tha Shekerinska.

Para disa muajsh rreth 300 irakianë dhe sirianë bënë rezistencë në përpjekje për të rrëzuar pengesën e murit me tela me gjemba midis Greqisë dhe Maqedonisë se Veriut në shenjë proteste kundër uljes së numrit të migrantëve të autorizuar të kalojnë në këtë shtet për të mundësuar kalimin drejt Evropës Veriore. Edhe Hungaria po ashtu ka ngritur nje gardh të lartë me tela me gjemba në kufijtë me Serbinë

Desk
By Desk 7 Prill, 2019 13:41