Maqedonia ndër vendet më të varfra në rajon

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Janar, 2023 21:47

Maqedonia ndër vendet më të varfra në rajon

T&S

Me paga të ulëta dhe inflacion të lartë, në kohën kur kostoja e jetesës është vazhdimisht në rritje, Maqedonia është ndër vendet më të varfra në rajon, sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, përcjell FLAKA.

Përkundër faktit se paga mesatare neto për muajin nëntor arriti në 33.011 denarë ose 536 euro, pagat e punëtorëve më të ulët të paguar në vend janë ulur në krahasim me tetorin. Ministri i Financave, Fatmir Besimi, është në kërkim të zgjidhjeve sistematike.

Financieri i parë është gjithashtu me vështirësi në sektorin e tij. Ai thotë se ka rritur pagat në financa për shkak se numri i të punësuarve është pothuajse përgjysmuar. Vetëm vitin e fundit janë larguar rreth 40 administratorë për kushte më të mira dhe paga më të larta.

Rreth një milion e gjysmë euro të mbledhura si taksë nga kompanitë që kanë punuar të dielave do të kalojnë në një fond për zhvillim dhe kapital njerëzor, por kjo nuk do të thotë se pagat do të rriten sepse zëri i pagave është i qartë. Është e përcaktuar në Buxhet dhe nuk mund të përdoren mjete tjera për këtë qëllim, shtoi kreu i financave, Besimi.

Qeveria nuk po mendon për masa të reja fiskale për të ndihmuar biznesin, që do t’u jepte para kompanive dhe do të rriste pagat. Ajo që dihet me siguri është se nga marsi do të rritet edhe paga minimale, e cila duhet të sjellë rritje të përgjithshme të të ardhurave të punëtorëve. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Janar, 2023 21:47