Maqedonisë e Veriut i nevojitet një administratë eksperte, thotë Gir

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Janar, 2023 14:51

Maqedonisë e Veriut i nevojitet një administratë eksperte, thotë Gir

Ambasadori evropian Dejvid Gir sot porositi se vendi ka nevojë për një administratë publike eksperte, të pavarur dhe profesionale. Pa këtë, siç theksoi, nuk ka rritje dhe zhvillim. Nuk mund të thuhet, tha Gir, se nuk ka rezultate në drejtim të riorganizimit, por sistemi ka edhe dobësi që sigurisht vërehen dhe është i dukshëm edhe ndikimi shumë i fortë partiak në pjesë të caktuara të administratës.

“Ajo që duam të shohim është forcimi i administratës, për të siguruar që ajo të ketë ekspertizë, pavarësi dhe profesionalizëm. Është gjithmonë e vështirë, ka presione fiskale, nuk ka vetëm një krizë, por një sërë krizash. Ne gjithmonë theksojmë rëndësinë e asaj që të sigurohet që administrata mund të angazhojë, mbajë, promovojë dhe avancojë njerëz që kanë ekspertizën e nevojshme për të kryer punën. Këtu përfshihen shtesat, pagat dhe ky është një element i rëndësishëm. Nuk do të komentoj vendimet e ndryshme në lidhje me politikat që do të marrë qeveria në fusha të veçanta, por si parim i përgjithshëm, pra parimi ynë është që të keni një shërbim publik ekspert të aftë për të zbatuar reformat, me ndihmë. Pa të, vendi nuk mund të zhvillohet dhe të rritet. Këtu ka disa aspekte – financimi, ndikimi partiak që është shumë i fortë në pjesë të caktuara të administratës, por ju duhet të keni një shërbim publik, shtetëror që mund të japë atë që nevojitet. Ka shumë punë për të bërë për të forcuar shërbimin publik”, theksoi Gir, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas nënshkrimit të kontratave për projektin për ndërtimin e institucioneve llogaridhënëse për menaxhimin e financave publike.

Sipas tij, administrata duhet të përshtatet me nevojat aktuale dhe të ndjekë ndryshimet në korniza botërore.

“Ka dobësi të mëdha në sistem, ato janë evidentuar në Raportin tonë për vendin, por ne bashkëpunojmë ngushtë me shërbimin civil në drejtim të ngritjes së kapaciteteve të tij, sepse pa një shërbim civil efektiv nuk do të arrijmë askund. Prandaj, është gjithashtu një prioritet. Prandaj, në anëtarësim ka ato që quhen baza – çështje që janë shumë të rëndësishme dhe duhet të vlerësohen në çdo moment të procesit, nga fillimi deri në momentin e anëtarësimit në BE. Nuk do të thosha se nuk ka rezultate. Ajo që keni është një sistem që duhet t’u përshtatet nevojave aktuale, botës që po ndryshon dhe procesit të anëtarësimit në BE, në mënyrë që të mund të gëzojë përfitimet e anëtarësimit në BE dhe të jetë në këtë kuptim. Ne jemi të angazhuar në një proces afatgjatë të mbështetjes në përmirësimin e shërbimit civil, dhe kjo përfshin një diskutim afatgjatë. Ne kemi ofruar ekspertizë për çështjen e riorganizimit për të siguruar që administrata të jetë sa më e mirë, duke përfshirë praktikat e BE-së. Ne i ndjekim me shumë vëmendje reformat në administratën publike. Kjo është thelbësore sepse ka të bëjë me zbatimin e reformave, ndihmën e konsiderueshme që po japim dhe përgatitjen e vendit për të menaxhuar me gjëra siç janë fondet strukturore”, nënvizoi Gir.

Ministri i Financave Fatmir Besimi shtoi se numri i administratës, sidomos në dy vitet e fundit është në rënie.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Janar, 2023 14:51

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare