Maradona shtrohet në spital

Desk
By Desk November 3, 2020 20:43

Maradona shtrohet në spital

Diego Armando Maradona u shtrua në spital në një klinikë në La Plata.

Problemi i tij shëndetësor nuk ka lidhje me Koronavirusin, që ka shkaktuar mbi 1 200 000 viktima në të gjithë botën që nga nisja e pandemisë.

“El Pibe de Oro” u zgjua me humor të keq, me dhimbje barku dhe pa dëshirë për të ngrënë dhe qëndrimi i tij në spital duhet të zgjasë disa ditë me qëllim gjetjen e një terapie me ilaçe të përshtatshme për situatën e tij.

Sipas gazetarit Daniel Arcucci, një mik i Maradonës, ai ka probleme me aneminë.

Në paraqitjen e tij të fundit, të premten e kaluar, në ndeshjen midis Gimnasias dhe Patronatos, Maradona festonte 60-vjetorin e lindjes, por ai u shfaq i lodhur dhe i pasigurt në këmbë, për shkak të problemeve me protezën e gjurit. Pas këtij episodi, Giannina, një nga vajzat e Diegos, shkroi në Twitter: “Më dhemb shpirti kur e shoh kështu!”

Në fakt, nuk ka asgjë serioze, është vetëm një situate dehidrimi dhe anemie që lidhet kryesisht me një faktor emocional. Leopoldo Luque, mjeku i Diego Armando Maradonas, i siguron të gjithë për kushtet ikonës së futbollit botëror.

“Ia kërkova unë Diegos që të shkonte në spital. Në fillim ai nuk donte, por më pas pranoi. Është pacient i vështirë, nuk është i bindur si të tjerët. Me pacientët e tjerë është më e lehtë, sepse ju u jepni udhëzime dhe ata i ndjekin. Është këtu sepse dëshiron jetë”, – shpjegoi Luque, duke improvizuar një konferencë jashtë klinikës.

“Psikologjikisht ai është i sëmurë dhe kjo ka pasoja në dietën dhe trupin e tij. E pashë të trishtuar, nuk më pëlqente”.

Sipas mediave argjentinase, pas kësaj gjendjeje të keqe ekziston një krizë depresive:

“Ai është i vrarë shpirtërisht, pa dëshirën për të ngrënë, për të folur. Ditëlindja e tij ka trazuar shumë gjëra, zemra e tij është thyer”,  thonë burime  të afërta të gazetës “Ole”.

Maradona, në të vërtetë, do të donte t’i kishte të gjithë fëmijët e tij afër tij me rastin e 60-vjetorit të lindjes, por për shkak të pandemisë nuk ishte e mundur. Kësaj i shtohet edhe dhimbja për vdekjen e kunatit të tij, Raul Machuca, për shkak të Koronavrusit. Maradona gjithashtu po ndien vështirësi në ecje, pavarësisht protezës së vendosur në gju.

Desk
By Desk November 3, 2020 20:43