Marash Kumbulla në shënjestër të Realit si pasardhës i Sergio Ramosit

Marash Kumbulla në shënjestër të Realit si pasardhës i Sergio Ramosit

Sergio Ramos, tashmë 34-vjeç, nuk dihet edhe sa do të luajë me Real Madrid. Mbrojtësi, i cili është edhe kapiten i skuadrës, është një nga ikonat e spanjollëve dhe normalisht largimi i tij do të lërë një gropë të madhe në repartin e prapavijës. Gjithsesi edhe sezonin e ardhshëm ai do të jetë në ekip.

Një tjetër mund të largohet dhe ai është Nacho, i cili kërkon më shumë hapësira dhe zor se do t’i garantohen. Kështu te reali i kanë hedhur sytë të 20-vjeçari i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla. Don Balonraporton se Florentino Perez e ka vëzhguar lojtarin e Hellas Verona, i cili shikohet si një futbollist me shumë perspektivë.

Që në sezonin e tij të parë në Serie A ka bërë që shumë klube ta tentojnë, madje emra të mëdhenj si Manchester City, Borussia Dortmund, Barcelona, Juventusi dhe klube të tjera në Itali dhe jashtë saj. Në artikull ndër të tjera raportohet se për Kumbullën ka një vlerësim edhe nga ana e Pep Guardiola. 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 6 Prill, 2020 20:05

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.