Mariçiq: 2030 është kohë reale për të përmbushur detyrimet ndaj BE-së

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Nëntor, 2022 21:06

Mariçiq: 2030 është kohë reale për të përmbushur detyrimet ndaj BE-së

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, ka bërë të ditur në profilin e tij në Facebook se viti 2030 është një kohë reale për zbatimin e reformave demokratike, përparimin e qëndrueshëm të vendit dhe përfshirjen graduale të tregut të përbashkët të BE-së, përcjell FLAKA.

Mariçiq thotë se një lajm i mirë vjen nga Parlamenti Evropian, i cili sot miratoi Raportin e përgatitur nga eurodeputeti i Partisë Socialdemokrate (S&D), Tonino Pizzula.

“Plani për strategjinë e re të zgjerimit ka një afat të qartë: negociatat e anëtarësimit duhet të përfundojnë deri në fund të vitit 2030. Zgjerimi ishte dhe duhet të mbetet një nga politikat më të suksesshme të BE-së, por tani duhet aktivizuar në mënyrë që BE-ja të ruajë besueshmërinë e saj dhe të mbetet një lojtar gjeopolitik”, shkruan zëvendëskryeministri Mariçiq.

Në këtë raport theksohet gjithashtu se pajtueshmëria me politikën e jashtme të përbashkët të BE-së është kusht për të qëndruar në rrugën evropiane.

Siç thuhet nga Sekretariati për Çështje Evropiane, ndër konkluzionet kryesore të Raportit janë: “Nuk ka alternativa për të zëvendësuar zgjerimin e BE-së; Afate të qarta: negociatat e anëtarësimit duhet të përfundojnë deri në fund të vitit 2030; Votimi i shumicës së kualifikuar në fusha të rëndësishme për procesin e anëtarësimit, përveç vendimit përfundimtar, për të përmirësuar vendimmarrjen për të shmangur mosmarrëveshjet dypalëshe si një mjet bllokues; Financimi i BE-së dhe rezultatet e tij të prekshme duhet të jenë më të dukshme në vendet në zgjerim; Shpërblimi i vendeve kandidate kur bëjnë progres të qëndrueshëm, duke përfshirë futjen e tyre në tregun e përbashkët të BE-së dhe duke iu përgjigjur regresionit ose mungesës së vazhdueshme të progresit në kohë reale…”. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Nëntor, 2022 21:06

27
Nën
Shkoi për gjueti me shokë, por mbeti i plagosur në rrethana ende të pazbardhura, në...
27
Nën
Sot tifogrupi Ballistët i bëjnë 30 vite. Në këtë 30 vjetor ata kanë festuar si...
27
Nën
Nën patronatin e Ali Ahmetit – Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, nesër me fillim...
27
Nën
Në mbledhjen e përbashkët mes Kuvendeve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, gjatë...