Mariçiq, Sllovenia i jep mbështetje pa rezervë RMV-së

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Maj, 2023 19:08

Mariçiq, Sllovenia i jep mbështetje pa rezervë RMV-së

Zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiq, po qëndron për vizitë pune në Lubljanë, ku ka takuar Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane, Marko Shtucin, sekretarin shtetëror për çështje ndërkombëtare në qeverinë sllovene, Vojko Volk, si dhe ish-ambasadorin evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Samuel Zhbogar.

Sekretari shtetëror për çështje ndërkombëtare në Qeverinë e Republikës së Sllovenisë, Vojko Volk, konfirmoi përkushtimin e shtetit slloven për aktivizimin e politikës së zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe përparimin e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së.

“Mbështetja e parezervë të cilën e jep Sllovenia në rrugën e integrimit evropian, përmes mbështetjes së vazhdueshme politike dhe teknike në zbatimin e reformave, është një konfirmim i fortë se ajo i vlerëson përpjekjet dhe përkushtimin tonë për të pasur sukses në proceset që kemi nisur.” – shkruan mes tjerash Mariçiq.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Maj, 2023 19:08