Mark Kukurelja, për 73 mln euro kalon te Çellsi!

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Gusht, 2022 19:22

Mark Kukurelja, për 73 mln euro kalon te Çellsi!

Mark Kukurelja, është mbrojtësi më i shtrenjtë i krahut në botë, pasi që sot firmosi kontratë me Çellsin deri në vitin 2028, për 73 mln euro.

Çellsi do të paguajë në konton e skuadrës së Brajtonit plot 65 mln euro, ndërsa shtesën e 8 miliona eurove do t’i paguajë përmes bonuseve të ndryshme.  Kukurelja ishte dëshirë e Pep Guardiolës, por Mançester Siti hjeku dorë për shkak të kërkesës së lartë nga Brajtoni.

Mark Kukrelja, futbollist i Çellsit

“Jam i emocionuar dhe mezi pres  që të vrapojë në terrenin e Stemford Brixhit”

Përpos të hollave, skuadra e Brajtonit do të fitojë edhe mbrojtësin 19 vjeçar, Livaj Kolluell, në formë të huazimit njëvjeçar, por pa opsion të blerjes. Kujtojmë se deri më tani, Çellsi ka angazhuar Rahim Sterlingun, Kalidou Kulibalin dhe Kerni Çukvuemeka-n.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Gusht, 2022 19:22