Marrëdhëniet e mira me fqinjët, Zaev: hapen perspektiva të mëdha për bizneset

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 24 Shtator, 2018 19:18

Marrëdhëniet e mira me fqinjët, Zaev: hapen perspektiva të mëdha për bizneset

Ekonomisë së vendit i hapet perspektiva vetëm me ndërtimin e marrëdhënieve të mira me fqinjët, vlerësoi kryeministri, Zoran Zaev, në takimin me afaristë në Manastir.

Me ratifikim e marrëveshjes me Bullgarinë është rritur për 12% shkëmbimi tregtar, kurse përfitimet më të mëdha nga marrëveshja me Greqinë do t’i ndjejnë bizneset, theksoi Zaev.

“Tatimet në Greqi janë tre deri katër herë më të larta se sa nga ato tatime që janë në Maqedoni, flas për tatimin personal të fitimit, për TVSh-në e kështu me radhë. Ajo automatikisht i bën prodhimet tona më konkurruese nga prodhimet e njëjta që prodhohen në Greqi, transporti është shumë i afërt dhe i lirë, për shkak se jemi vende fqinje. Këto dy parametra tregojnë se sa mundësi të mëdha po hapen e që deri tani ishin të mbyllura për shkaqe politike”,- deklaroi kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.

Në debatin me temë “Perspektiva e ekonomisë së Maqedonisë me anëtarësimin në NATO dhe BE” Zaev dhe zëvendëskryeministri Angjushev u bënë apel afaristëve që t’i shfrytëzojnë sa më shumë fondet evropiane.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 24 Shtator, 2018 19:18