Marrëveshja e Prespës e forcon sigurinë dhe stabilitetin në EJL

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 12, 2019 19:01

Marrëveshja e Prespës e forcon sigurinë dhe stabilitetin në EJL

Shefi i diplomacisë greke Jorgos Katrugallos në fjalimin në takimin ministror për procesin e Berlinit në Varshavë në pjesën kushtuar Ballkanit siç bëjnë të ditur nga MPJ, theksi është vendosur në zgjidhjen e problemit shumëvjeçar mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë përmes së cilës në përgjithësi forcohet siguria dhe stabiliteti i Evropës Juglindore, ndërsa paralelisht e lehtëson zhvillimin e përbashkët përmes projekteve rajonale për lidhshmëri, infrastrukturë dhe energjetikë”, bën të ditur korrespondentja e MIA-s në Athinë.

Paralelisht në takim, sipas MPJ-së greke është përmendur edhe Marrëveshja e Prespës.

“Të gjithë liderët e pranishëm e kanë përshëndetur Marrëveshjen e Prespës si model të mënyrës evropiane të zgjidhjes së dallimeve dhe hallkës për stabilizim të rajonit, ndërsa ngrohtë kanë lavdëruar kryeministrin Cipras dhe kolegun e tij nga Maqedonia e Veriut për veprën e tyre politike të guximshme, njoftojnë nga MPJ greke.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 12, 2019 19:01