Marrëveshja e Prespës, LSDM dhe VMRO-DPMNE me qëndryshime të ndryshme

Marrëveshja e Prespës, LSDM dhe VMRO-DPMNE me qëndryshime të ndryshme

Ish-kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, ka akuzuar liderin e opozitës maqedonase, Hristijan Mickovski se po rrezikon stabilitetin dhe të ardhmen euroatlantike të Maqedonisë së Veriut me kërcënimet për anulimin e Marrëveshjes së Prespës nëse fiton zgjedhjet parlamentare më 12 prill.

Në një konferencë për media në Shkup, Zaev tha se “anulimi eventual i Marrëveshjes së Prespës me Greqinë për çështjen e emrit, do ta kthente vendin 25 vjet mbrapa. Maqedonia e Veriut jo vetëm që nuk do ta finalizonte anëtarësimin në NATO por do të mbetej edhe pa perspektivë evropiane”.

“A është e vetëdijshme VMRO-DPMNE-ja për atë që do të ndodhte nëse anulohet Marrëveshja e Prespës? Anulimi i saj do të na rikthente 25 vjeç mbrapa, do të kthente referencën FYROM (Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë), emër ky me të cilin ishim pagëzuar në kurriz të emrit kushtetues. Anulimi i marrëveshjes do të thotë të humbasësh anëtarësimin në NATO, të humbasësh perspektivën e BE-së, të humbasësh miliarda euro investime. Pa Marrëveshjen e Prespës do të humbim mbështetjen e partnerëve tanë strategjikë, do të kemi bllokada të reja nga Greqia, do të kemi paqëndrueshmëri të brendshme dhe rreziqet për konflikte “, ka theksuar Zaev, kryetar i Lidhjes Social-Demokrate.

” Unë i bëj thirrje Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së që të ndalojë me tezat e rrezikshme dhe manipuluese për anulimin ose ndryshimin e Marrëveshjes së Prespës. Nëse nuk ka Marrëveshje të Prespës nuk do të ketë të ardhme ”, tha Zaev i bindur se opozita nuk do të arrijë të fitojë në zgjedhjet e 12 prillit.

Kurse VMRO-DPMNE mbetet në qëndrimin se Marrëveshja e Prespës është e dëmshme dhe në shansin e parë politik kjo parti do të mundohet ta revidentojë marrëveshjen në fjalë.

“Po, VMRO do të mundohet të revidentojë Marrëveshjen e Prespës nëse siguron 2/3 e votave. Marrëveshja është e dëmshme dhe do të jetë e dëmshme, sepse sulmon në identitetin dhe Maqedoninë. Nëse qytetarët na e japin shansin, ne do të provojmë ta revidojmë. Nuk kërcënojmë askënd, duam të kemi miq, por kuptohet se nuk duhet të turpërohemi nga ajo që jemi. Jemi maqedonas dhe do mbetemi maqedonas.”,- u shpreh Vllado Misajllovski nga VMRO-DPMNE.

Nëse VMRO-DPMNE vjen në pushtet, do të korrigjojë të gjitha gabimet dhe krimet që ka bërë LSDM-ja, thonë nga opozita maqedonase.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 20 Janar, 2020 17:49

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.