Marrëveshja me Italinë, “rrëfehet” Rama: Meloni ma propozoi para se të vinte në Vlorë

Redaksia
By Redaksia 14 Nëntor, 2023 22:26

Marrëveshja me Italinë, “rrëfehet” Rama: Meloni ma propozoi para se të vinte në Vlorë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ishte Giorgia Meloni e para që e propozoi marrëveshjen për emigrantët.

I ftuar në emisionin televiziv, Rama u shpreh se në Vlorë ata vendosën që të ngrinin një grup pune dhe vazhduan për të përgatitur marrëveshjen.

Po ashtu, ai theksoi se kjo është një marrëveshje që është nënshkruar vetëm me Italinë dhe me asnjë shtet tjetër.

“Është më larg se kaq. Ka nisur në një nga takimet e para që kemi pasur. Ajo më ka shpjeguar cili është qëndrimi i saj për këtë temë dhe nëse ne do të ishim të disponueshëm të diskutonim mbi mundësinë e një bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë për ta adresuar këtë çështje. I kam thënë se kemi pasur kërkesa të tjera nga vende të tjera Evropiane dhe kemi qenë të mbyllur.

Por kur Italia kërkon diçka ne jemi ndryshe, e diskutojmë. Kur derdhi për pushime kemi diskutuar për shumë tema dhe një prej tyre ka qenë kjo. I thashë të ngrenë një grup të përbashkët. I thashë që Shqipëria nuk mund të jetë rruga për zgjidhjen e këtij problemi por mund të ndihmojmë.

Ama duhet një qartësi në ndarjen e përgjegjësive dhe të së drejtës së përbashkët. Kemi ngritur nga ekip të përbashkët të fushavëe të ndryshme nga siguria te e drjeta europiane. Kemi pasur shkëmbim të drafteve dhe pastaj në fund kemi rënë dakord për tekstin e marrëveshjes dhe e kemi formos. Pasi e kemi miratuar në qeveri do ta çojmë në parlament,” tha Rama.

Redaksia
By Redaksia 14 Nëntor, 2023 22:26