Marrëveshjes së Prespës, Tsipras: do t’ia kuptojmë rëndësinë pas 10 vitesh

Desk
By Desk 16 Prill, 2019 19:16

Marrëveshjes së Prespës, Tsipras: do t’ia kuptojmë rëndësinë pas 10 vitesh

Kryeministri grek, Aleksis Cipras, thotë se rëndësia e marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut do të kuptohet pas dhjetë vitesh edhe nga ata që për qëllim të mirë ndoshta e kundërshtojnë sot Marrëveshjen e Prespës.

Në një intervistë për televizionin grek “Antena”, kreu i ekzekutivit grek thotë se aspak nuk ka menduar për çmimin politik, duke sqaruar se e ka cilësuar si fat pasjen e mundësisë për të zgjidhur këtë kontest.

“Mendoni se për çështjet kritike nacionale paraardhësit e mi kanë menduar për çmim politik? Unë në asnjë moment nuk kam menduar për këtë në momentet e mëdha dhe kritike gjatë mandatit tim katërvjeçar. Po zgjidhet kontesti që ishte pengesë me vendin e kufirit verior, i cili ia kishte kthyer shpinën Greqisë, i cili është aleati i saj natyror, që tani na mundëson të kemi aktivitete ekonomike atje, ata do të jenë partnerët tanë strategjik. Hapësirën e tyre ajrore, në vend të F 16-tave turke, do ta vëzhgojnë avionët tanë ushtarakë ”,- deklaroi kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras.

Në komentin e gazetarit se shumica e qytetarëve në Greqi vlerësojnë se edhe në vitin 2015, edhe për Marrëveshjen e Prespës, Qeveria duhej të kishte pyetur popullin, Cipras u përgjigj me pyetje: “E përse duhet ne të mbajmë referendum për atë si do të quhen fqinjët tanë?”.

Desk
By Desk 16 Prill, 2019 19:16