Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Marsh protestues për të dënuarit e rastit “Monstra”, kërkohet lirimi i tyre

Marsh protestues për të dënuarit e rastit “Monstra”, kërkohet lirimi i tyre

Redaksia

Protesta e sotme kundër rastit “Monstra” zhvilloi rutën e paralajmëruar pa u penguar nga policia.

Për dallim nga protesta e 26 shkurtit me motive të njëjta, por në numër më të vogël qytetarëve protestuan, duke vënë theksin te lirimi i të gjithë të burgosurve, sipas tyre, të dënuar në mënyrë të padrejtë përmes proceseve të montuara gjyqësore. Ndonëse policia ishte në gjendje gatishmërie, nuk e pengoi marshin protestues, i cili nisi nga parku i Çairit deri te godina e Qeverisë. Njëri nga organizatorët e protestës tha se represioni policor i ushtruar në protestën e parafundit ka frikësuar qytetarët të dalin lirshëm të shprehin revoltën kundër, siç thonë padrejtësive të bëra ndaj familjarëve të tyre në rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave”, “Almiri”, “Alfa” e të tjera.

“Dënimin që po i bënë kjo qeveri janë të njëjta dënime si qeveritë e mëhershme. Ky dëm po shfaqet nëpërmjet politizimit dhe partizimit të prokurorisë dhe gjykatës si dhe përdorimi i tyre për qëllime politike. Ne këtu nuk po kërkojmë lëmoshë, por po kërkojmë drejtësi. Drejtësi evropiane e jo politike, ku krimi nuk dallohet nga përkatësia etnike por nga vepra e bërë. Në këtë shtet kërkohen shqiptarë për tu montuar rastet. Pikërisht, kështu ndodhi me Sopotin, me Alfan dhe në fund me rastin Monstra, ku udhëheqës politik kërkuan patjetër shqiptar për tua mveshur rastin dhe përmes deklaratave të dhunshme dhe dëshmitar të koduar ti dënojnë pa pikë faji me burgim të përjetshëm”, tha Bedri Ajdari, Familjar./Alsat

Continue Reading

Previous: Matura shtetërore, UNSHM kërkon edhe një afat për provim
Next: Autoritete bëjnë thirrje për imunizim kundër Covid-19: Vaksinat janë të sigurta

Të ngjashme

auto_received_4151642265738071618138088 Aksidentohet furgoni i Kryqit të Kuq

Aksidentohet furgoni i Kryqit të Kuq

Redaksia
Selamiii-780x470-1-696x419 Selami për regjistrimin: O humbim të gjithë o fitojmë të gjithë!

Selami për regjistrimin: O humbim të gjithë o fitojmë të gjithë!

Redaksia
pajtim Pajtim Thaçi tashmë ka bërë hapin e parë në politikë?!

Pajtim Thaçi tashmë ka bërë hapin e parë në politikë?!

Redaksia

TË FUNDIT

auto_received_4151642265738071618138088 Aksidentohet furgoni i Kryqit të Kuq

Aksidentohet furgoni i Kryqit të Kuq

ora-policore-1 Shkup, 140 sanksione trafiku, 78 për vozitje të shpejtë

Shkup, 140 sanksione trafiku, 78 për vozitje të shpejtë

Selamiii-780x470-1-696x419 Selami për regjistrimin: O humbim të gjithë o fitojmë të gjithë!

Selami për regjistrimin: O humbim të gjithë o fitojmë të gjithë!

covidi-kosove-442x249 Brenda 1 dite janë shtruar 65 pacientë në spitalet CoVid

Brenda 1 dite janë shtruar 65 pacientë në spitalet CoVid

pajtim Pajtim Thaçi tashmë ka bërë hapin e parë në politikë?!

Pajtim Thaçi tashmë ka bërë hapin e parë në politikë?!


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.