Masa rigoroze kundër Covid-19 nëpër maternitete dhe gjinekologji

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 11, 2020 19:27

Masa rigoroze kundër Covid-19 nëpër maternitete dhe gjinekologji

Paniku dhe frika nga virusi korona ka prekur edhe gratë shtatzëna dhe lehonat. Mjekët gjinekologë tregojnë se ato nuk janë më të rrezikuara sesa njerëzit tjerë ndaj Covid 19. Gjinekologja specialiste, Kristina Skeparovska nga spitali gjinekologjik në Çair tha për Alsat se gratë më pasqyrë të rregullt akusherike mundë t’i anashkalojnë kontrollet e zakonshme përveç dy skriningjet e patjetërsueshme, atë për sindromin Daun dhe për anomali gjenitale. Ajo shton se vizitat në spital të bëhën vetëm, pa asnjë shoqërues.

Është mirë të vijnë me maskat, të mbajnë distancë, të prekin sa më pak gjëra dhe në pika sa më të shkurtra të sqarojnë problemin e tyre që të përfitojnë kohë më të shkurtër edhe ajo edhe personeli. Deri tani nuk kemi dëshmi se virusi depërton në fetusin e bebes, megjithatë kemi fakte se virusi përhapet horizontalisht, respektivsht nëna mund ti përcjell virusin fosnjës, në kotakt të afërt. Prandja, I këshillojmë të gjitha pacientet të përgjigjen sinqerisht nëse kanë pasur ndonjë kontakt me ndonjë person që mund të jetë I sëmurë ose ka pasur ndonjë udhëtim në vendet e rrezikshme që ti drejtojmë drejt klinikës gjinekologjike”-tha Kristina Skeparovska, mjek specialist gjinekolog.

Nëse pas kontaktit të parë më foshnjën, lehonat dyshojnë se mund të jenë prekur nga virusi korona, të njejtat duhet të ndërpresin kontaktin me foshnjën dhe të kujdesen për shëndetin e tyre personal, thot mes tjerash gjinekologja Skeparovska.

I këshillojmë familjarët e saj, t’i lënë vetëm nënën dhe foshnjën, mos të kënë kontakt social. Vazhdimisht, gjatë kontaktut me foshnjën nëna të mbajë maskë, shuplakat e dorës të jenë të pastra..Nëse, nëna ka simptoma të sëmundjes atëherë kontakti më foshnjën duhet të ndërpritet dhe pacientja duhet ti fokusohet shëndetit të saj personal”-pohoi Kristina Skeparovska, mjek specialist gjinekolog.

Në këtë periudhë të jashtëzakonshme, për hërë të parë nënë është bërë edhe gazetarja e TV Alsat, Vjollca Aliti. Ndërsa qëndron e shtrirë ajo tregon për masat të cilat po zbatoen në gjinekologjinë Nënë Tereza në Çair.

Ndër viktimat nga virusi korona ishte edhe 27 vjeçarja, lehonë nga Kumanova. Foshnja kishte reyultuar negative. Sidoqoftë, mjekët kanë një sërë këshilla për këtë kategori të grave. Apelojnë për kujdes në ushqim, gjumë të mjaftueshëm dhe shëtitje të hërpashershme duke përdorur paisjet mbrojtëse.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 11, 2020 19:27