Masa të reja për rimëkëmbjen e ekonomisë, pas krizës

Desk
By Desk April 17, 2020 19:15

Masa të reja për rimëkëmbjen e ekonomisë, pas krizës

Pas masave të fundit ekonomike, Këshilli Ekonomik nuk ka mbajtur ende mbledhje për të miratuar një paketë të re të masave, për të ndihmuar ekonominë. Ka propozime dhe bisedime midis institucioneve, por ato nuk janë akoma vendime përfundimtare, thotë Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Pas paraqitjes së pakos së dytë të masave ekonomike në Qeveri, ne nuk kemi mbajtur më mbledhje të Këshillit Ekonomik në përbërje të zgjeruar. Por, sigurisht që disa opsione po diskutohen midis institucioneve dhe po bëhen analiza me Ministrinë e Financave, me Zyrën e Zëvendëskryeministrit, Zyrën e Kryeministrit dhe natyrisht me ato rekomandime dhe analiza do të thirren nga Këshilli Ekonomik, ku të gjitha masat e reja të mundshme do të diskutohen në detaje, që qeveria do të fillojë ti zbatojë në të ardhmen – u shpreh Kreshnik Bekteshi- Ministër i Ekonomisë.

Qeveria nuk tregon nëse ka një plan për të rikuperuar ekonominë pas krizës. Tani është duke u bërë një analizë, që është në fazën finale.

Qeveria po monitoron vazhdimisht situatën me Koronavirusin në vend, po bëhet një analizë që është në fazat e saj përfundimtare. Sipas zhvillimit të situatës, ne do të dalim me zgjidhje dhe masa të reja, për të cilat publiku do të informohet në kohë. Ekipi ekonomik i Qeverisë është në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me komunitetin e biznesit, Odat, konsultime po zhvillohen edhe me komunitetin akademi -thonë nga Qeveria.

Pas rënies së mprehtë të të ardhurave të arkës shtetërore për muajin mars, prej 12.38 për qind dhe për pjesën e parë të muajit prill me 38.15 për qind, BDI mbetet në qëndrimin se nuk duhet të ketë ulje të pagave të të gjithë administratës, edhe pse nga buxheti për pagat u ndanë gati gjysmë milionë euro. Nga ana tjetër, propozimi për rritjen e akcizës për derivatet e naftës për dy ose tre denarë është i pranueshëm për Bekteshin.

Desk
By Desk April 17, 2020 19:15