Masakra e vitit 1913 në fshatin Gjenovicë të Gostivarit

Masakra e vitit 1913 në fshatin Gjenovicë të Gostivarit

Rrezë malit Ahishtë, afër vendit të quajtur Pallma, diku 11 kilometra në jug-perëndim të Gostivarit, shtrihet fshati i lashtë shqiptar, Gjenovica. Para një shekulli, konkretisht në vitin 1913, është kryer masakra ndaj popullatës vendase nga pushtuesit vendor dhe ata serb. Në brendi të mëhallës së Bigorit në fshatin Gjenovicë të Gostivarit, tani e dy vite qëndron pllaka përkujtimore e gdhendur me emrat e 36 banorëve të vrarë në masakrën masive të ndodhur në këtë fshat. Me iniciativë të banorëve të fshatit Gjodnovicës kohë më parë në lagjen Bigor u ndërtua pllaka përkujtimore ku janë shënuar emrat e të rënëve nga kjo masakër. Në tetor të vitit 1913 në lagjen “Bigor”, u masakruan 10 anëtarët e familjes Mersimi, 7 anëtarë të familjes Halili, 4 anëtarë të familjes Ristemi, 3 anëtarë të familjes Zenki, 2 anëtarë të familjes Saiti, Maksut Qaushi, Feza, Ali Jonuzi dhe Arsllan Murati. Për masakrën e fshatit Gjenovicë një libër të tërë ka shkruar shkrimtari Begzat Begzati i cili është banorë i këtij fshati, shkruan Agjencia e Lajmeve Flaka 

Shkruan: Driton ZENKU

Në brendi të mëhallës së Bigorit në fshatin Gjenovicë të Gostivarit, tani e
dy vite qëndron pllaka përkujtimore e gdhendur me emrat e 36 banorëve të vrarë në masakrën masive të ndodhur në këtë fshat. Para një shekulli, konkretisht në vitin 1913, është kryer masakra ndaj popullatës vendase nga pushtuesit vendor dhe ata serb. Ata që shkruajnë janë të mençurit, kurse budalla mban mend, kështu thotë një proverb popullore. Nuk është mirë të jetosh me të kaluarën, por është mirë që e kaluara të mos harrohet që ajo të mos na përsëritet.

Për masakrën e fshatit Gjenovicë një libër të tërë ka shkruar shkrimtari Begzat Begzati i cili është banorë i këtij
fshati. Bazuar në gojëdhënat e ruajtura me xhelozi por edhe nga literatura e konsultuar rreth rastit, Begzati vëren se bëhet fjalë për një masakër qyqare, për një masakër shumë të egër ndaj popullatës së fshatrave të Malësisë së Thatë të banuara etnikisht me shqiptarë.

“Në lagjen Bigor pushtuesit e asaj kohe kanë vrarë 24 banorë, duke përfshi pleq, djem dhe fëmijë të gjepit. Edhe
në këtë masakër shqiptarët janë prerë në besë. Ka qenë një banor maqedonas i fshatit Cerovë i cili ka trokitur në derën e një familje shqiptare, duke iu drejtuar kryefamiljarit me fjalët e bujarisë shqiptare, a ka bukë kjo shtëpi, a prisni mysafirë. Dhe siç e do tradita shqiptare, pronari i shtëpisë ka hapur dyert e shtëpisë dhe i ka ftuar brenda. Banori i Cerovës ka qenë i shoqëruar me militarë serb e maqedonas, dha pamëshirshëm kanë hyrë brenda shtëpisë dhe kanë masakruar banorët e familjes. Ata shkelën në besë dhe në mënyrën më çnjerëzore masakruan këtë familje
shqiptare”, thotë Begzati.

Ai thotë se qëllimi për Gjenovicën ka qenë ashiqare nga ana e pushtuesit. Ata kishin tentuar që rinia më vitale, më e shëndosh dhe më aktive të arrestohet dhe të likuidohet.

“Dymbëdhjetë banorë të fshatit Gjonovicë, i kanë arrestuar dhe bashkë me 63 banorë të fshatit Siminicë i kanë dërguar në fshatin Cerovë dhe më pas i kanë masakruar. Skenari i kësaj masakre ka qenë shfarosja e banorëve të Gjonovicës dhe Simnicës”, shprehet Begzat Begazi, i cili është autor i monografisë “Gjonovica, Kështjellë Iliro-shqiptare”.

Në tetor të vitit 1913 në lagjen “Bigor”, u masakruan 10 anëtarët e familjes Mersimi, 7 anëtarë të familjes Halili,
4 anëtarë të familjes Ristemi, 3 anëtarë të familjes Zenki, 2 anëtarë të familjes Saiti, Maksut Qaushi, Feza, Ali Jonuzi dhe Arsllan Murati.

Me iniciativë të banorëve të fshatit Gjodnovicës kohë më parë në lagjen Bigor u ndërtua pllaka përkujtimore ku janë shënuar emrat e të rënëve nga kjo masakër.

Nazmi Jusufi banor i fshatit Gjenovicë, thotë se janë arsimdashës ata e çmojnë dhe përkujtojnë historikun e tyre, qoftë edhe ajo e hidhura.

“Bashkëfshatarët me ngritjen e kësaj pllake përkujtimore dëshmuan se nuk harrojnë historinë e tyre dhe i përkujtojnë ata që ranë viktima nga kriminelët. Gjonovicasit në vepër dëshmuan sa janë popull paqedashës, por edhe
mbrojtës të vlerave tona historike-kombëtare”, thotë Jusufi.

Ndryshe, rrezë malit Ahishtë, afër vendit të quajtur Pallma, diku 11 kilometra në jug-perëndim të Gostivarit shtrihet fshati Gjenovicë. Flaka

Driton Zenku
nga Driton Zenku Tetor 12, 2019 10:39

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA