Masat antikrizë për një jetë më të mirë apo populizëm?!

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 29 Nëntor, 2023 21:25

Masat antikrizë për një jetë më të mirë apo populizëm?!

Paketa e re e masave kundër krizës ndau sërish pensionistët. Për disa është mirë, për të tjerë populiste para zgjedhjeve. Sindikata e Pensionistëve mirëpret masën për mbështetjen dhe mbrojtjen e standardit të pensionistëve me pensione më të ulëta, përcjell FLAKA.

Ata thonë se shuma e mbështetjes financiare që do të marrin pensionistët në pesë muajt e ardhshëm ka tejkaluar edhe pritshmëritë e tyre.

Mirëpo, nga aty bëjnë të ditur se të premten për këto masa do të diskutohen me anëtarët e tyre, ndaj Sindikata do të shpallë qëndrim zyrtar. Nga ana tjetër, pensionistët që prej disa muajsh protestojnë duke kërkuar rritje lineare të pensioneve janë të pakënaqur me masat. Ata thonë se shtesa pesëmujore e pensionit nuk është zgjidhje e përhershme, e cila sipas tyre është vetëm funksion i zgjedhjeve të ardhshme.

Paketa e nëntë e masave kundër krizës parashikon rritje të pensioneve në pesë muajt e ardhshëm. Ata me pension deri në 14.000 denarë do të marrin 3.000 denarë në muaj, për pension prej 14.000 deri në 16.000 denarë 2.000, ndërsa për pensionistët me të ardhura nga 16.000 deri në 19.000 denarë në 5 muajt e ardhshëm do të kenë mbështetje prej 1500 denarë. Me këtë mbulohen mbi 187 mijë pensionistë, për të cilët parashikohen 35 milionë euro.

Bordi iniciativ i pensionistëve pyet se çfarë të bëjë me ata që marrin pension mbi 20 mijë denarë, të cilat nuk janë të mbuluara me masat. Ministrja e Punës Jovanka Treçevska mbron masat për pensionistët. Thotë se nuk kanë të bëjnë me zgjedhjet, por me dimrin që po vjen.

Përveç pensionistëve, paketa e re e masave kundër krizës përfshin studentët, kategoritë e cenueshme sociale, prindërit e vetëm, personat me aftësi të kufizuara dhe prindërit e tyre dhe fermerët. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 29 Nëntor, 2023 21:25

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare