Masat e Qeverisë, OEMVP: Janë masa sociale, të ndihmohen bizneset

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Gusht, 2022 19:52

Masat e Qeverisë, OEMVP: Janë masa sociale, të ndihmohen bizneset

Qeveria dhe Ministria e Financave janë në përgatitje e sipër të masave anti-krizë për kompanitë dhe qytetarët. OEMVP thotë se masat janë sociale e jo ekonomike e këmbëngul për heqjen e përkohshme të akcizave të derivateve të naftës si dhe të subvencionoheve te kompanitë prodhuese me diferencën e krijuar tek shtrenjtimi i energjisë elektrike.

“Nëse shihen detajet në ato masa të propozuara, shumë pak apo ndoshta aspak nuk ka mjete të dedikuara për biznesin në përgjithësi. Ne kërkojmë dhe apelojmë deri tek institucionet që kompanitë mikro dhe të vogla të ndihmohen në këtë periudhë krize të energjencave për shkak se ata janë kategoria më e ndjeshme. Ata punësojnë 92% të pjesës dërmuese të të punësuarve dhe me ndihmën potenciale që mund të ju jepet atyre ndihmohet masa më e madhe e qytetarëve në vendin tonë të cilët druajnë se mund të humbasin edhe vendet e tyre të punës gjatë kësaj krize.”,- tha Durim Zeqiri nga OEMVP.

Kuqi: Jo më masa “ad hoc”, duhen masa të qëndrueshme

Eksperti ekonomik, Menderes Kuqi, thotë se shteti tregoi së është i papërgatitur për situata të krizës dhe tani po sanohet ajo që mundet. Sa i përket masave thotë se disa herë kanë dhënë edhe efekt negativ.

“Duke u nisur nga çmimet ku disa herë qeveria bëri përpjekje që t’i stabilizojë, t’i mbajë nën kontroll, por kjo u tregua si masë jo efektive e cila ngriti edhe forma të ndryshme të abuzimit të cilat kanë mundur të shkojnë në favor të disa kompanive por assesi mirëqenies së popullit dhe mirëqenies së shtetit.. Ne duhet të mobilizohemi në këto situate të gjejmë dhe të gjenerojmë masa të cilat do të jenë të qëndrueshme dhe mos të lëvdohemi me masa ad-hok të anti-krizës.”,- tha eksperti ekonomik, Menderes Kuqi.

Kuqi shton se është koha të sensibilizohet populli që të dije se çfarë e pret dhe mos të mbahet me shpresa të rrejshme. (TVM2)

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Gusht, 2022 19:52
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.