Masat ekonomike, OEM: Më shumë transparencë nga qeveria

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 13, 2020 19:21

Masat ekonomike, OEM: Më shumë transparencë nga qeveria

Oda Ekonomike këkron më shumë transparencë nga qeveria për masat ekonomike. Në opinion me të drejtë ekziston një konfuzion rreth shfrytëzimit dhe efektit të duhur të masave ekonomike të propozuara nga qeveria, andaj kërkojnë që për çdo ditë të jepen informata për secilën masë të ndërmarrë dhe për atë se sa kompani shfrytëzojnë ato.

“Në të njejtën mënyrë ku për çdo ditë raportohet për numrin e të infektuarve, të vdekurve apo të shëruarve nga virusi korona, të diskutohet edhe për atë se për cilat masa ekonomike janë të disponueshme për momentin dhe si shfrytëzohen. Të raportohet për numrin e kërkesave të doirëzuara dhe të pranuara për shfrytëzimin e secilkës masë të veçantë ekonomike dhe efektin e tyre nga ky shfrytëzim. Thënë shkurt kjo tranparencë do të mundësonte kontroll se cila masë në çfarë mënyrë realizohet.”- tha Zoran Jovanovski nga Oda Ekonomike.

Sipas Odës, me një bazë të tillë analitike për shkallën e shfrytëzimit të masave të disponueshme ekonomike, të kombinuara me monitorimin e saktë ditor, do të jetë shumë më e lehtë të nxirren vendime përkatëse dhe në kohë në lidhje me vetë masat ekonomike.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 13, 2020 19:21