Masazhi tajlandez i shpinës, pjesë e trashëgimisë UNESCO!

Masazhi tajlandez i shpinës, pjesë e trashëgimisë UNESCO!

Masazhi tradicional tajlandez i shpinës i është shtuar listës prestigjioze të trashëgimisë UNESCO.

Nuad Thai tani është pjesë e Trashëgimisë Kulturore jomateriale të njerëzimit, e cila përmban tradita dhe praktika të kaluara nëpër breza. Duke u renditur në këtë listë, masazhi I famshëm njihet automatikisht si diçka që duhet të ruhet për brezat e ardhshëm. Unesco është Agjencia e Kombeve të Bashkuara për arsim, kulturë dhe shkencë. Lista e trashëgimisë kulturore jo-materiale të saj është e ndarë nga lista e trashëgimisë botërore, e cila njeh ndërtesat dhe vendet me rëndësi.

Në listën e trashëgimisë kulturore ka 550 artikuj – të ndara në tre kategori – nga 127 vende të ndryshme. Artikujt shtohen çdo vit, ndërsa sivjet komiteti mblidhet në Bogota, të Kolumbisë. Ndryshe nga masazhet konvencionale, ai tajlandez përfshin shumë lëvizje dhe njerëzit lëvizin zakonisht në pozicione të ndryshme, transmeton TCH.

Terapistët përdorin jo vetëm duart, por ndonjëherë edhe parakrahët dhe gjunjët e tyre për të ushtruar presion. Tek Nuad Thai gjithashtu nuk përdoret vaj. Sipas UNESCO-s, kjo praktikë i ka “rrënjët e saj në kujdesin për veten të shoqërive rurale tajlandeze të së kaluarës, kur cdo fshat kishte një masazhator, të cilit banorët i drejtoheshin për dhimbje muskusj nga puna në fusha.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 13 Dhjetor, 2019 22:56

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA