Maserati sjell modelin e ri hibrid, po i lë të gjithë “gojëhapur”

Maserati sjell modelin e ri hibrid, po i lë të gjithë “gojëhapur”

Prodhuesi italian i makinave luksoze ka lansuar një ‘teaser’ në të cilin tregon një model të ri hibrid.

Kur Maserati zbuloi planet për automjete elektrike shtatorin e kaluar, të gjithë u intriguan të mësohet se për çfarë bëhet fjalë, transmeton lajmi.net.

Maserati tregoi vetën me makina hibride e elektrike, e cila do të ketë një bateri të gjeneratës së re, për karikim më të shpejtë të motorit të automjetit.

Për më tepër, Maserati ka konfirmuar se do të vazhdojë të përmirësojë gamën e tyre të tanishme, që përfshijnë seritë Levante, Quattroporte dhe Ghibli.

Ghibli Hybrid ishte menduar të lansohej në prill, por ngjarja u anulua për shkak të koronavirusit. /Lajmi.net/

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 6 Qershor, 2020 23:01

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.