MASH: Gjimnazi i Strugës “Dr.Ibrahim Temo” bëhet me terren sportiv

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Maj, 2023 19:17

MASH: Gjimnazi i Strugës “Dr.Ibrahim Temo” bëhet me terren sportiv

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, së bashku me kryetarin e Komunës së Strugës, Ramiz Merko edhe drejtoreshën e gjimnazit “Dr Ibrahim Temo”, Besime Junuzi, në mënyrë solemne e hapën terrenin sportiv të ri të këtij gjimnazi.

Investimi, siç kumtoi MASH, është financuar nga nga bllok-dotacionet që merr shkolla në bashkëpunim me vetëqeverisjen lokale dhe Ministrinë përkatëse.

“Vazhdojnë investimet në infrastrukturën arsimore drejt përmirësimit të kushteve për edukim dhe aktivitete sportive tek fëmijët dhe të rinjët. Sot në mënyr solemne u hap tereni sportiv i ri e në gjimnazin e Strugës ‘Dr.Ibrahim Temo’ në Strugë, ku nxënësit e shkollave të mesme do të bëhen me objekt sportiv bashkëkohor ku do t’i realizojnë orët e edukatës fizike dhe ku të mund të organizohen edhe aktivitetet e tjera recreative, futboll, henboll basketboll dhe volejboll”, kumtoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Shaqiri u dëshiroi nxënësve të vazhdojnë që ta shfrytëzojnë në mënyrë aktive terenin sportiv dhe të arrijnë rezultate të larta sportive.

Gjithashtu, sot u ndanë mirënjohje dhe çmime nxënësve për esetë më të mira me temë “Shkolla, shtëpia ime e dytë”.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Maj, 2023 19:17

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare