Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • MASH-i sërish me premtime për tekste të reja pa fyerje dhe gabime

MASH-i sërish me premtime për tekste të reja pa fyerje dhe gabime

Redaksia

Janë të paktë mësimdhënësit të cilët kanë ngritur zërin kundër fyerjeve dhe gabimeve në librin e Sociologjisë, për nxënësit e shollave të mesme më mësim në gjuhën shqipe. Liman Aliji që ligjëron sociologjinë në gjimnazin “Zef Lush Marku” në Shkup, tha se me këto njësi mësimore ishte përballur që në vitin 2002, kur ai ishte nxënës i shkollës së mesme. Që prej atëherë e deri më sot, Aliji tha se asgjë nuk ka ndryshuar përveçse nxënësit maqedonas, që mësojnë nga i njëjti libër, janë detyruar t’u binden të pavërtetave ndaj shqiptarëve.

Nxënësit maqedonas këtë gjë e kanë marrë të mirëqene dhe sot kur kanë kaluar gjenerata gati 20 vjet.. vazhdojnë të jetojnë dhe vazhdojnë ti kenë bindjet sipas librit të sociologjisë. Është dashur të diskutohet sigurisht, nuk e shfajësoj veten time por edhe kolegët e mi, por edhe gjithë profesorët tjerë që ligjërojnë në lëndën e sociologjisë, ky problem është dashur të vërehet edhe më herët, libri është që nga viti 2002 – deklaroi Liman Aliji, mësimdhënës i sociologjisë, gjimnazi “Zef Lush Marku”.

Aliji shton se përveç paragjykimeve dhe fyerjeve, libri në fjalë përmban edhe shumë gabime gjuhësore. Aliji apelon institucionet përkatëse që në përpilimin e librave e rinj të sociologjisë të përfshihen edhe sociolog shqiptar.

Në një shoqëri multietnike ku jetojnë disa grupe etnike nuk është e drejtë që librat të bëhen vetëm nga grupi etnik maqedonas dhe të njëjtat tu jepen shqiptarëve që të ligjërojnë nga ato libra. Duhet të jenë në konsultim prej të dy palëve, prej të dy grupeve etnike dhe duhet vazhdimisht edhe përkthyesit e librave të jenë persona adekuat. Libri i sociologjisë ka edhe gabime tjera edhe në përkthim por edhe gabime tjera të cilat janë me tendencë – deklaroi Liman Aliji, mësimdhënës I sociologjisë, gjimnazi “Zef Lush Marku”.

Nga Ministria e Arsimit thanë se brenda planit për reformën e plotë të sistemit arsimor, një nga hapat kryesor është sigurimi i teksteve cilësore në arsimin fillor dhe të mesëm. Më tej, nga Ministria e Arsimit thanë se mangësitë në shumë libra shkollorë do të hiqen plotësisht dhe do të zgjidhen sistematikisht. Ndaj librit të sociologjisë tashmë disa herë ka reaguar edhe Unioni i nxënësve të shkollave të mesme dhe forumi rinor i Aleancës për shqiptarët dhe Alternativës, i cili publikisht dogjën faqet fyese të librit.

Libri i sociologjisë me përmbajtje fyese është në përdorim për më shumë se 20 vjet dhe që atëherë e deri më sot me dikasterin e arsimit ka udhëhequra pesë ministra shqiptar, të cilët përveç premtimeve nuk kanë bërë asgjë për botimin e teksteve të reja apo eliminimin e përmbajtjeve fyese dhe gabimeve tjera të shumta si drejtshkrimore ashtu edhe përmbajtjesore./Alsat

Continue Reading

Previous: Opozita shqiptare nuk heq dorë nga kërkesat për ligjin e shtetësisë
Next: VMRO/LSDM: Përplasje për pasaportat e falsifikuara

Të ngjashme

CLICK-BEKTESHI-2 Bekteshi: Nga fundi i majit mund të hapen restorantet e dasmave

Bekteshi: Nga fundi i majit mund të hapen restorantet e dasmave

Redaksia
CB1087D2-BB97-435A-89C6-3F0E0F43F4AA-696x430 Ilire Dauti: Jemi duke përpilur tekstin final për ligjin për shtetësinë

Ilire Dauti: Jemi duke përpilur tekstin final për ligjin për shtetësinë

Redaksia
Kreshnik-Bekteshi-click-2 Bekteshi: Deri më 30 prill kompanitë kanë afat të aplikojnë për mbështetje financiare nga pakoja e 5-të

Bekteshi: Deri më 30 prill kompanitë kanë afat të aplikojnë për mbështetje financiare nga pakoja e 5-të

Redaksia

TË FUNDIT

Rita-dhe-Vera-Ora-634x470 Edhe nëna e Rita Orës vishet me veshje kombëtare si e bija

Edhe nëna e Rita Orës vishet me veshje kombëtare si e bija

Taylor-Swift-780x470 Pas 54 vitesh, Taylor Swift thyen rekordin e grupit të famshëm muzikor

Pas 54 vitesh, Taylor Swift thyen rekordin e grupit të famshëm muzikor

2 Kush kërkoi i pari ndarjen, Kim apo Kanye?

Kush kërkoi i pari ndarjen, Kim apo Kanye?

1 Harry do të shtyjë largimin e tij nga Pallati Mbretëror, kjo është arsyeja

Harry do të shtyjë largimin e tij nga Pallati Mbretëror, kjo është arsyeja

CLICK-BEKTESHI-2 Bekteshi: Nga fundi i majit mund të hapen restorantet e dasmave

Bekteshi: Nga fundi i majit mund të hapen restorantet e dasmave


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.