MASH: Nuk është miratuar dekret me të cilin shkollat vazhdojnë me punë prej 18 majit

Desk
By Desk April 28, 2020 13:41

MASH: Nuk është miratuar dekret me të cilin shkollat vazhdojnë me punë prej 18 majit

 Ministria e Arsimit dhe Shkencës përmes një kumtese e mohon informacionin i cili sot u publikua në disa media për kinse Dekretin e miratuar nga ana e Qeverisë me të cilin shkollat fillore dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut vazhdojnë me punë prej 18 majit.

Nga MASH-i informojnë se bëhet fjalë për informacion të rremë dhe dokument, i cili aspak nuk është përgatitur nga MASH-i dhe është miratuar nga Qeveria, ndërsa kjo temë nuk ishte mjet i diskutimit në mbledhjet e qeverisë në ditët e kaluara.

Nga MASH-i bëjnë thirrje që të mos krijohen dhe përhapen lajme të rreme, sepse kjo nuk shkon në favor të angazhimit të përbashkët për ballafaqim me gjendjen aktuale dhe krijon shqetësim shtesë te qytetarët në këtë periudhë shumë të rëndë për të gjithë ne.

Desk
By Desk April 28, 2020 13:41