Mashtruesi nga Gostivari shiti arën e huaj me çmim 54 mijë euro

Mashtruesi nga Gostivari shiti arën e huaj me çmim 54 mijë euro

Zyra e jashtme për çështje krimi në Gostivar ka ngritur padi penale kundër 44 vjeçarit A.S. nga fshati Dobri Doll i Gostivarit, për shkak të dyshimit të bazuar që ka kryer veprën “mashtrim”, njoftoi MPB.

Gjatë vitit 2018 deri në gusht të vitit 2019, i pandehuri ia ka ofruar për shitje arën e huaj mërgimtarit S.F. (53) nga fshati Dobërdoll, i cili ka jetuar në Amerikë, transmeton Gazeta Lajm.

Me këtë rast, ata kanë nënshkruar kontratë për shitblerje, për çka S.F. të pandehurit i ka paguar 54.500 euro.

Driton Zenku
nga Driton Zenku Shtator 17, 2019 16:50

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA