Mashtruesit keqpërdorin të dhëna nga qytetarë për të marrë kredi të shpejta

Disa qytetarë nga lindja, të mashtruar përmes rrjeteve sociale, në emër të tyre, një grup mashtruesish kanë marrë kredi të shpejta, dhe viktimat madje uua kanë dhanë paratë në dorë atyre, përcjell FLAKA.
Qytetarët u mashtruan përmes Facebook ose Messenger, duke u dhënë atyre fotokopje të kartave të identitetit, llogarive të transaksioneve dhe kartave elektronike të shëndetit.
Mashtruesit i kanë marrë paratë nga llogaritë e tyre dhe ua kanë dhënë autorëve përmes ndërmjetësuesve, duke mos ditur që paratë në llogaritë e tyre vinin nga kreditë e shpejta të miratuara.
Policia apelon që të mos biem pre e mashtrimeve të tilla dhe qytetarët të mos japin të dhënat e tyre personale, dhe nëse janë shënjestër e mashtruesve, rastet t’i raportojnë në polici.
Rasti i fundit është duke u dokumentuar. FLAKA