Mashtruesit kërkojnë para në emër të Notre Damit

Desk
By Desk 19 Prill, 2019 19:37

Mashtruesit kërkojnë para në emër të Notre Damit

Zyra e prokurorit të Parisit ka paralajmëruar njerëzit të jenë të kujdesshëm kur dhurojnë për rindërtimin e Notre Damit, pasi ka marrë shumë ankesa në lidhje me mashtrime nëpërmjet telefonit dhe postës elektronike.

Prokurori tha se ka hapur një hetim pasi organizata për bamirësi “Fondation du Patrimoine” ka denoncuar se janë bërë telefonata dhe janë dërguar mesazhe nëpërmjet postës elektronike në emrin e saj, duke kërkuar dhurime për rindërtimin e katedrales së Parisit.

Desk
By Desk 19 Prill, 2019 19:37