Masimiliano Alegri do të ulet në stolin e Njukasëllit

Desk
By Desk April 15, 2020 20:23

Masimiliano Alegri do të ulet në stolin e Njukasëllit

Masimiliano Alegri të drejtojë skuadrën e Njukasëllit. Së paku kjo është ideja e klubit të Premier League, në rast se do të konkretizohet ndërrimi i pronësisë. Miajk Eshli, pronari aktual i skuadrës, duket se është gati t’ia shesë ekipin një grupi saudit që përfshin princin Mohamed bin Salaman.

Kostoja e operacioni është 300 milionë sterlina dhe pronarët e rinj, siç ka bërë të ditur “The Sun”, duan të bëjnë lëvizje të mëdha. Një nga këto lëvizje mund të  jetë edhe marrja në drejtim të skuadrës të ish-trajnerit të Juventus-it.

Alternativa është Rafa Benitez, i cili e ka drejtuar Njukasëllin para se të tranferohej në Kinë.

Desk
By Desk April 15, 2020 20:23