Skip to content

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Shendeti
  • Maska fytyre me kafe që bëjnë mrekulli për lëkurën tuaj!

Maska fytyre me kafe që bëjnë mrekulli për lëkurën tuaj!

Redaksia 1 muaj ago

Maska e parë me kafe dhe kokos për shkëlqim të lëkurës.

Kafeja është një antioksidant dhe nxit qarkullimin e gjakut. Gjithashtu lufton dëmtimin e lëkurës të shkaktuar nga rrezet ultraviolet (UV) të diellit, shkruan “IconStyle”.

Vaji i kokosit ka veti anti-bakteriale dhe anti-inflamatore gjë që ndikon në mbrojtjen e lëkurës nga ndotësit e jashtëm, transmeton lajmi.net.

Përveç kësaj është jashtëzakonisht hidratues për lëkurën. Gjithashtu rigjeneron lëkurën duke e bërë që të shkëlqejë.

Produktet që ju duhen:

1 lugë gjelle kafe

1 luge gjelle vaj kokosi

Si ta përgatisni dhe aplikoni këtë maskë?

Përzieni një lugë gjelle kafe të bluar dhe një lugë gjelle vaj kokosi derisa të krijohet një pastë homogjene.

Pastrojeni fytyrën dhe lejoni që të thahet.

Aplikojeni maskën në fytyrën tuaj dhe lëreni të qëndrojë për të paktën 15 minuta. Para se ta largoni maskën, masazhojeni edhe njëherë lehtësisht në fytyrë.

Pastrojeni fytyrën me ujë të vakët. Nëse ju ka mbetur pak nga kjo maskë pa u pastruar, largojeni me një peshqir të butë dhe të pastër.

Këtë maskë aplikojeni dy deri tri herë në javë!

Maska e dytë me kafe dhe vaj ulliri për lëkurë të thatë

Vaji i ullirit është i njohur për të hidratuar lëkurën. Është i pasur me vitaminat A, D, K dhe E.

Vitamina A forcon kolagjenin dhe përmirëson elasticitetin e lëkurës, vitamina D ndihmon në rigjenerimin e qelizave të lëkurës, vitamina K lufton shenjat ose venat në lëkurë dhe vitamina E  e ushqen lëkurën.

Kafeja ngushton enët e gjakut duke larguar ënjtjet në fytyrën tuaj të shkaktuara nga prania e toksinave.

Produktet që ju duhen:

1 lugë gjelle kafe e bluar

1 lugë gjelle vaj ulliri

Si ta përgatisni dhe aplikoni këtë maskë?

Përzieni një lugë gjelle kafe të bluar dhe një lugë gjelle vaj ulliri ekstra të virgjër derisa të krijohet një pastë homogjene.

Aplikojeni këtë pastë në fytyrë. Lëreni të qëndrojë për 5 deri 10 minuta dhe masazhojeni fytyrën me lëvizje rrethore.

Pastrojeni fytyrën me ujë të vakët dhe nëse ka mbetur diçka nga kjo maskë largojeni me një peshqir të butë.

Këtë maskë apikojeni dy-tri herë në javë për të trajtuar lëkurën e tharë

Maska e tretë me kafe dhe limon për lëkurë të yndyrshme

Limoni është i pasur me vitaminë C e cila forcon elasticitetin e lëkurës dhe frenon prodhimin e tepërt të yndyrës duke e mbajtur lëkurën tuaj të pastër dhe pa yndyrë.

Produktet që ju duhen:

1 lugë gjelle kafe të bluar

Lëng limoni (mjaftueshëm për të krijuar një pastë homogjene)

Si ta përgatisni dhe aplikoni këtë maskë?

Përzieni kafenë dhe lëngun e limonit. Aplikojeni këtë pastë në fytyrë dhe qafë.

Lëreni të qëndrojë për 30 minuta dhe më pas pastrojeni fytyrën.

Këtë maskë aplikojeni një herë në javë, nëse keni lëkurë të yndyrshme. /Lajmi.net/

Përtej shijeve...

Për femra

Bota e kafshëve

Teknologjia në pëllëmbë

Revista Online

në çdo lajm...

News Agency

Новинска Агенција

Lajme Sport

mos humbisni asnjë lajm

Continue Reading

Previous: Vaksina e Modernas funksionon edhe kundër varianteve të reja të COVID-19
Next: Këto janë disa nga gabimet më të zakonshme që i bëjmë të gjithë kur lajmë dhëmbët

Të ngjashme

xheli Përfitimet shëndetësore të xhelatinës – Pse duhet ta konsumoni më shumë

Përfitimet shëndetësore të xhelatinës – Pse duhet ta konsumoni më shumë

Redaksia 20 orë ago
2 Problemet më të përhapura shëndetësore tek 60 vjeçët

Problemet më të përhapura shëndetësore tek 60 vjeçët

Redaksia 20 orë ago
1 Pas abortit ose lindjes së parakohshme sa duhet pritur për shtatzëni të re

Pas abortit ose lindjes së parakohshme sa duhet pritur për shtatzëni të re

Redaksia 20 orë ago

TË FUNDIT

dfshg-1-1 Tërmeti 6 ballë “shkundi” Greqinë/ Shënohet viktima e parë, humb jetën i moshuari

Tërmeti 6 ballë “shkundi” Greqinë/ Shënohet viktima e parë, humb jetën i moshuari

cajtore Mbyllet çajtorja në Kumanovë, janë shkelur rregullat gjatë pandemisë

Mbyllet çajtorja në Kumanovë, janë shkelur rregullat gjatë pandemisë

k1-1 Vdes ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës

Vdes ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës

floyd Gjyqi për vrasjen e George Floyd-it dhe tensionet racore

Gjyqi për vrasjen e George Floyd-it dhe tensionet racore

MOSCOW, RUSSIA  FEBRUARY 12, 2017: People gather in Moscow's Sokolniki Hyde Park in protest against a bill reclassifying domestic violence as an administrative offence in case it has been committed for the first time and caused no serious physical harm. Passed by both houses of the Russian parliament, the bill was signed into law by Russia's President Vladimir Putin on February 7, 2017. Sergei Fadeichev/TASS (Photo by Sergei FadeichevTASS via Getty Images) Rusia shfuqizon ligjin që ndalonte disa profesione për gratë

Rusia shfuqizon ligjin që ndalonte disa profesione për gratë

Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

 

KRYEREDAKTOR: Driton ZENKU

ZV.KRYEREDAKTOR: Abedin BILALLI

Daim MIFTARI

 Xhana MIFTARI

Linda LIMANI

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.