Maskat, urdhër pagesa për kundërvajtje për 81 banorë të Pollogut

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 10, 2020 11:49

Maskat, urdhër pagesa për kundërvajtje për 81 banorë të Pollogut

Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, për periudhën (09/10-shtator 2020) për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse gjithsej ndaj 81 personave (TE- 52 dhe GV-29) janë përgatitur urdhër pagesa për kundërvajtje, në përputhje me nenin 6 nga Dekreti përkatës i qeverisë, bejne me dije nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë

Gjatë kësaj periudhe, në rajonin Tetovës dhe Gostivarit, nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor janë përgatitë vendime të reja për izolim për 5 persona (TE) dhe 3 persona (GV) dhe janë kryer kontrolle ndaj 330 personave (TE-202 dhe GV-128) persona me  vendime të tilla dhe nuk janë konstatuar mosrespektime të vendimeve. Gostivari Sot 

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 10, 2020 11:49