Mass: RMV dhe Shqipëria janë në rrugën eurointegruese

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka November 13, 2019 19:39

Mass: RMV dhe Shqipëria janë në rrugën eurointegruese

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë hyrë në procesin e rrugës eurointegruese dhe duhet t’i fillojnë bisedimet, deklaroi ministri i jashtëm gjerman, Hajko Mass, pas takimit me homologun e tij në Shkup, Nikolla Dimitrov. Ai potencoi edhe njëherë zhgënjimin e vendimit të tetorit në Samitin e KE-së, ndërsa inkurajoi vendin të vazhdojë me reformat, sidomos në fushën e sundimin të ligjit. Lidhur me metodologjinë për integrim të propozuar nga Franca, Mass tha se për këtë çështje vendosin të gjitha vendet e BE-së. Siguroi se askush në BE nuk e vë në pikëpyetje perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

“Ekziston transparencë për reformimin e procesit paraqasës, por kjo është çështje strategjike se si ne në BE të zhvillohemi më vonë, nëse duam në të ardhmen të vijnë shtete tjera ose duam ky proces integrues siç është tani të thellohet. Për këtë çështje do të diskutohet… Unë vlerësoj se RMV dhe Shqipëria kanë hyrë thellë në këtë proces dhe duhet me të vërtet të arrihet në vendimin për fillimin e negociatave. SE si do të vendoset për metodologjinë do të diskutohet mes 27 shteteve të BE-së”,- deklaroi ministri i jashtme gjerman, Hajko Mass.

Dimotrov: Dëshirojmë të fillojmë bisedimet me BE-në

RMV dëshiron t’i hapë bisedimet me BE-në, tha Dimitrov, duke përsëritur se perspektiva evropiane e Ballkanit është interes edhe i BE-së edhe i rajonit.

“Ne si shtet dhe rajon kemi punë të pambaruara me BE-në. Biseduam për atë që kemi detyrë përpara, të kemi sukses në shtëpi dhe në tërë Ballkanin Perëndimor, sepse të gjithë kanë interes që ky rajon që është pjesë e Evropës në thelb të bëhet evropiane… Ne nuk jemi ende gati për të hyrë në BE, megjithatë nëse ka energji evropiane në liri dhe demokraci në Ballkan, kjo sigurisht që është në Maqedoninë e Veriut”,- theksoi ministri i jashtëm, Nikolla Dimitrov.

Gjermania do të vazhdojë ta përkrahë RMV-në financiarisht në të gjitha fushat ku ka nevojë, tha diplomati gjerman, Hajko Mass. (Tvm2)

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka November 13, 2019 19:39